• E hënë – e premte, 7:30 – 13:30
Na ndiqni:
Medreseja "Isa Beu" në Shkup është një ndër institucionet më të vjetra dhe më të rëndësishme arsimore-fetare në trevat tona. Që nga themelimi, ajo ka pasur mision edukimin e brezave të rinj në frymën e dijes, moralit dhe vlerave islame, duke i përgatitur ata për sfidat e jetës dhe shërbimin ndaj bashkësisë. Përmes një programi mësimor bashkëkohor, që ndërthur lëndët fetare me ato të përgjithshme, medreseja u ofron nxënësve një arsimim cilësor dhe një bazë të fortë për studimet e mëtejshme universitare. Stafi ynë i përkushtuar pedagogjik punon vazhdimisht për të krijuar një ambient mësimor frytdhënës, ku nxënësit zhvillohen jo vetëm në aspektin akademik, por edhe atë shpirtëror dhe njerëzor.

Kiraet

Kiraet

Lëndë fetare · 4 x 4
  • 4 orë në javë
  • 136 orë gjithsej
  • 34 javë
  • 4 vite

Leximi i drejtë i Kur'anit sipas rregullave është detyrë e domosdoshme për çdo mysliman, dhe pikërisht për këtë arsye lënda e Kiraetit përfshihet në plan-programin e medresesë.

Qëllimet e lëndës

  1. Nxënësi të mësojë leximin e drejtë të Kur'ani Kerimit.
  2. Nxënësi të mësojë drejtshqiptimin e shkronjave arabe me theks dhe diksion të pastër.
  3. Nxënësi të aftësohet në kuptimin teorik dhe zbatimin praktik të rregullave të texhvidit.
  4. Nxënësi të mësojë përmendësh suret dhe asheret e parapara sipas plan-programit.
  5. Nxënësi të aftësohet në kontrollimin e tonalitetit dhe mbajtjen e tij në suaza të së lejuarës, në veçanti gjatë faljes së namazit.
  6. Nxënësi të mësojë sa më shumë prej Kur'ani Kerimit, si përmendësh ashtu edhe në leximin e drejtë të tij.

Plan-programi sipas viteve

Viti I
  • Njoftim me lëndën e Kiraetit
  • Përpunimi i shkronjave të gjuhës arabe
  • Leximi i 5 faqeve të para të secilit xhuz
  • Mësimi përmendësh i sureve:
    • Prej sures Ed-Duha deri te En-Nas
    • Dy faqet e para të sures Jasin
  • Mësimi përmendësh i ashereve:
    • Sureja El-Bekare (284–286)
    • Sureja El-Hashr (17–24)
  • Hyrje në shkencën e texhvidit
  • Vokalet
Viti II
  • Njoftim me plan-programin e vitit II
  • Përsëritje e materialit të vitit I
  • Leximi i 10 faqeve të para të secilit xhuz
  • Mësimi përmendësh i sureve:
    • Prej sures En-Nebe' deri te sureja Ed-Duha
  • Mësimi përmendësh i ashereve:
    • Sureja Jasin – faqja 3 dhe 4
    • Sureja El-Bekare (183–186)
    • Sureja Ali Imran (144–148)
  • Zgjatja (med-di) dhe llojet e med-dit
  • Rregullat e nunit sakin dhe tenvinit
  • Përforcimi i materialit
Viti III
  • Njoftim me plan-programin e vitit III
  • Përsëritja e materialit të vitit II
  • Leximi i 10 faqeve të fundit të secilit xhuz
  • Mësimi përmendësh i sureve:
    • Sureja Mulk – pjesa e parë
    • Sureja Muz-zem-mil
    • Sureja Mud-deth-thir
    • Sureja Kijameh
    • Sureja Insan
  • Mësimi përmendësh i ashereve:
    • Sureja El-Bekare (197–202)
    • Sureja El-Isra (1–7)
    • Sureja Ali Imran (190–194)
    • Sureja En-Nur (32–40)
    • Sureja Jasin – faqja 5 dhe 6
  • Ndarja e Idgamit sipas veçorive të tij
  • Rregullat e mimit sakin
  • Kalkale, Lami shques, Sekti, Sexhdeja tilave
  • Shqiptimi i rëndë dhe i lehtë
  • Gabimi i qartë dhe i fshehtë
  • Mënyrat e lejuara dhe të ndaluara të leximit të Kur'anit
  • Vështrim i shkurtër i historisë së texhvidit dhe Kiraetit
  • Përforcimi i materialit
Viti IV
  • Njoftim me plan-programin e vitit IV
  • Përsëritja e materialit të vitit III
  • Leximi i tërë Kur'ani Kerimit
  • Mësimi përmendësh i sureve:
    • Sureja Fet'h – faqja e parë dhe pjesa e fundit
    • Sureja Rahman
  • Mësimi përmendësh i ashereve:
    • Sureja Taha (1–8)
    • Sureja En-Nahl (120–128)
    • Sureja Ali Imran (100–109)
    • Sureja Fussilet (30–36)
    • Sureja El-Ahzab (40–48)
    • Sureja El-Haxh (34–38)
    • Sureja El-Bekare (152–157)
  • Përsëritja e texhvidit
  • Përgatitja për maturë