L E T Ë R F A L Ë N D E R I M

L E T Ë R F A L Ë N D E R I M

I nderuar mr.Fadil Hasani,
Drejtor i Medresesë “Alauddin” – Prishtinë,

Në emrin tim personal dhe të stafit të Medresesë “Isa Beu” në Shkup, ju shpreh mirënjohjen e thellë për urimet tuaja të sinqerta me rastin e akreditimit të institucionit tonë.

Fjalët tuaja të ngrohta, si dhe mbështetja e vazhdueshme ndër vite, janë dëshmi e bashkëpunimit vëllazëror dhe përkushtimit të përbashkët për zhvillimin dhe forcimin e arsimit fetar e shkencor në hapësirat tona. Ky arritje është rezultat i përpjekjeve të përbashkëta dhe i vizionit të përbashkët për të ardhmen e edukimit islam.

Lusim Zotin që t’ju shpërblejë me të mira të shumta për kontributin tuaj të çmuar dhe për përkrahjen tuaj të vazhdueshme.

Me nderime dhe respekt,
Dr. Islam Islami
Drejtor
Medreseja “Isa Beu” – Shkup

 

COMMENTS