Kryeveprat e mëdha bëhen vetëm me besim në Allahun
Viti i Ri Islam fillon në ditën e parë të muajit Muharrem i cili llogaritet muaji i parë në kalendarin Islam. Shumë mylimanë përkujtojnë këtë ditë për të përkujtuar madhështinë e këtij muaji si dhe migrimin e të dërguarit të fundit Muhammedit a.s. (paqa qoftë mbi të) të bërë nga Mekka në qytetin Medina. Kjo është një ngjarje dhe momentë i veçantë për myslimanët dhe mbarë njerëzimin.
Përkujton sakrificën madhështore të Muhamedit a.s dhe atyre që ndoqën rrugën e pastër të Islamit, andaj dhashtë Allahu fuqiplotë që vepra e të parëve tanë të qarkullojë në damarët tanë dhe të luan rol pozitiv në shoqërinë Islame.
Me rastin e Viti të Ri, Hixhri 1434, BFI në Sallën Universale në Shkup, në udhëheqjen e moderatorit Abaz Islami, kryeredaktor i revistës “Hëna e re” mbajti manifestimin madhështor për të nderuar ndërimin e motmoteve dhe për t’i uruar mirëseardhje vitit të ri me dëshirë për bereqet, shëndet, mirëkuptim dhe dashuri anëkënd ku gjendet myslimanët.
Reis ul Ulema, H. Sulejman ef.Rexhepi në fjalën e tij të rastit theksoi se hixhreti është ngjarja më e madhe e Muhamedit a.s. dhe gjithë Profetëve të Allahut. “Hixhreti është ngjarja më e madhe e këtij dhe gjithë Profetëve të Allahut, ngase ishte një moment ku gjithë ummeti i tij e përkujton deri më tani për 1434 vite me rradhë, e që do të kremtohet dhe përkujtohet përjetësisht. Një migrim i tillë ka bërë që shumë figura studiues dhe intelektual të mëdhej botëror të marrin ajkën dhe simbiozën më të thellë që burojnë dhe të njëjtit t’i aplikojnë në ndërtimin e vlerave, standardeve dhe ligjeve për ngritjen dhe zhvillimin e popullit të tyre.
Andaj, kjo ngjarje për ne edhe më tej duhet të jetë simbol i vlerave kulturore dhe civilizuese, por gjithashtu duke shërbyer si dhuratë më e çmuar për botën njerëzore dje, sot dhe nesër”, tha ef.Rexhepi.Ai më tej shtoi se shpërngulja e Muhamedit a.s ishte momenti kurrë do të vihet themeli i fort i një shteti që më pastaj do shtrihet në shumë anë e që më vonë në çdo skaj të botës.
“Shpërngulja e Muhamedit a.s ishte momenti kurrë do të vihet themeli i fort i një shteti që më pastaj do shtrihet në shumë anë e që më vonë në çdo skaj të botës Shtet që vlerësoi çdo individ dhe shtresë të shoqërisë, siguroi çdo të drejtë të të gjithëve që jetonin në atë, hiset ishin të barabarta, ligji nuk bënte dallime, termi dënim dhe ekzekutim për të pafajshmit ishte i harruar dhe jashpërdorimit. Një rrugë të tillë të funksionimit të shtetit e vazhduan edhe Hulefai Rashidinë, dinastitë e shumtë, e deri tek Shteti Osman”.
Reis ul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi duke ju uruar të gjithë besimtarëve mysliman Vitin e Ri Hixhri 1434, fjalën e tij e përmbylli më porositi për bashkim dhe respekt “Le të jetë Hixhreti ngjarje për të na bërë edhe më të denjë në respektimin dhe aprovimin e veprave të Muhamedit a.s., të respektojmë trashëgimin më të çmuar dhe me vlerë që kemi- Islamin dhe Kuranin, andaj të kuptojmë qëllimin dhe esencën e kësaj fjale të përkryer të Allahut se vatani, feja dhe edukimi janë parime fundamentale që duhet sakrifikuar dhe flijuar. Akademitë tona me të cilat sot disponojmë Ne ia falim fesë dhe atdheut të cilat njëherit i kam amanet.
Me këtë rast desha të shpalosi moton se: “ veprat, punët dhe kryeveprat e mëdha gjithnjë bëhen me besim dhe për besim në Allahun Fuqiplotë” . BFI me shekuj ka ndihmuar financimin në veprën më kapitale të popullit në prodhimin e kuadrove intelektualo- akademike të profileve të ndryshëm, për të ndihmuar shoqërinë myslimane në të gjitha sferat, andaj vite më parë ka themeluar edhe Fondin e Vakufit Studentorë më ç‘rast Reis ul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi ndau bursa për studentët që studiojn: mjeksinë, stomatologjinë, arkitekturë e shumë shkenca tjera.
Me këtë rast Sekretari i Përgjithshëm i BFI-së, Afrim ef. Tahiri gjithashtu u uroi suksese dhe tha fjalë miradije për kuadrot që kanë dalë nga gjiri i shkollave të BFI-së që sot veprojnë nëpër institucione të ndryshme shtetërore, edukative dhe arsimore.
“Ne si BFI jemi krenar për shkollat tona, sepse prej tyre del dritë e pastër e dijes që sot i shëndrit njerëzimit duke i përcjellur mesazhin e denjë të Islamit: lexim, dashuri dhe paqe”, tha sekretari i përgjithshëm i BFI-së, Afrim Tahiri.
Manifestimin Hixhri 1434 e madhështoi kori dhe orkestri i BFI-së nën dirigjimin e maestro dr.Abas Jahja, ku përveç kuadrit të BFI, që nga ky vit anëtarë do të jenë edhe student nga fakulteti i muzikës së USHT-së dhe mysafirë nga Turqia. Ky vit për myslimanët ku do që ndodhen qoftë viti i mbarësisë, afrimit, dashurisë dhe bashkimit, sepse vetëm bashkë mund t’i tregojmë botës dhe dashakëqinjve se Islami është fe e dashurisë mirëqenies, sigurisë globale dhe paqes.
Manifestimi i Hixhrit u transmetua drejtëpërdrejt në TV Shtetëror të Maqedonisë – programi në gjuhën shqipe.
[nggallery id=7]