Falemderimi dhe Lavdërimi I takon vetem All-llahut xh.sh. Ate e Falenderojme dhe vetem prej Tij ndihme dhe falje kerkojme, ndersa salatet dhe selamet e perzemerta ia dergojme njeriut me te dashur, njeriut me me vlerë ne ruzullin tokësor, Muhammed Mustafasë s.a.v.s., paqja meshira dhe begadite e All-llahut Fuqiplote qofshin mbi te, familjes se tij, shokeve te tije dhe gjithe muslimanëve anembanë botës.
Allahu Fuqiplotë ne Kur’anin Famelartë ne nje ajet kur’anor thotë :
وَما أَرسَلناكَ إِلّا رَحمَةً لِلعالَمينَ
“Ne ty te derguam meshirë për gjithë botët”
Si çdo vit edhe kete vit Medreseja Isa Beu Qendër me datën 28.11.2017 organizoi manifestim me rastin e ditelindjes se Pejgamberit s.a.v.s dhe 28 nëntorit festës së popullit Shqiptar.
Ku në kuadër te këtij manifestimi Medreseja e Isa Beut organizoi edhe kuizin vjetor. Para se te filloj kuizi qe mbahet per çdo vit, Drejtori i Medresesë Isa Beu Ibrahim ef Idrizi, mbajti fjalën e rastit ku mes tjerash tha:
Falënderojmë të madhin All-llah i Cili ne Kur’anin e ndershem te dashurit te vet, Muhammedit s.a.v.s, i thotë, thuaj: ”Nese e doni All-llahun më ndiqni mua ashtu qe juve do t’ju don All-llahu dhe do t’ua falë mekatet, All-llahu eshte shumë fales dhe meshirues.
Paqja dhe begaditë e te Madhit All-llah qofshin mbi Muhammedin s.a.v.s i cili thoshte se nuk ka besim te plote ai tek i cili nuk jam une me i dashur se prinderit e tij, bijte e tij, dhe njerezia ne pergjithesi. Te nderuar profesorë, kolege, te dashur nxenes me lejoni ne kete rast t’ju pershendes me pershendetjen islame Esselamun alejkum ve rahmetullahi ve berekatuh, paqja, meshira dhe begatia e All-llahut Fuqiplote qofshin mbi të gjithë ne. Te nderuar me lejoni qe me kete rast te shenimit te kesaj date shume te rendesishme, te kandilit ndricues qe Medreseja Isa Beu vite me radhe tradicionalisht e shenon, së bashku edhe me degët e saja te shtrira .
Kete ditë e shënojnë me aktivitete te ndryshme e te llojllojshme ne kuptim te asaj qe vete koha, data, rasti eshte padyshim lindja e kandilit ndricues Pejgamberit s.a.v.s. Te nderuar te pranishem koha eshte pasuria me e madhe qe i eshte dhene njeriut ne mes te neteve, diteve dhe muajve ka periudha qe jane fitimtare, fitimprurese te rendesishme dhe me vlere te vecant .
Poqëse këto periudha dhe këto raste nuk i shfrytezojme ashtu siç duhet me siguri do te jemi ne humbje te madhe, padyshim nga krijimi gjithesise se kesaj bote deri ne renimin dhe shkatrimin e kesaj bote ,koha me e mire me e rendesishme dhe më me vlere eshte ardhja e Muhammedit s.a.v.s. Fillimi I krijimit ishte drita e tij, Gjithesisa dhe gjithë ekzistenca në këtë botë është krijuar per ndere te Muhamedit s.a.v.s., ashtu siq thote All-llahu Fuqiplote ne nje hadith kudsij:”O I dashuri im po te mos ishte ti nuk do ta krijoja gjithesine”.
Te nderuar te pranishem ne dhe muslimanet në ç’do anë të botes e festojme dhe e shenojme kete dite duke e perkujtuar ardhjen e Pejgamberit s.a.v.s
Pasi qe kete manifestim e shenon Medreseja Isa Beu me rastin e ditelindjes se Muhammedit s.a.v.s., do te permendi mendimin e një dijetari , i cili në veprën e tij All-llah fil-akidel-islamijje thote: “Sikurse muslimanet lekuren e tyre ta shtrojne ne fytyren e tokes qe ne te te ece Muhammedi s.a.v.s., nuk do te mund te themi , e as te vertetojmë se ne e kemi plotesuar obligimin tone ndaj ketij njeriu, sikurse te mos kishe qene durimi ne veshtiresi dhe mundimet qe I beri ky njeri ne emër të All-llahut sot ne nuk do te dishim e as nuk do te njihnim All-llahun xh.sh. Te nderuar te pranishem vellezer musliman te mundohemi ne si nxënes dhe si student, ate qe na e ka porositur Pejgamberi s.a.v.s., te mesojm , dija nuk fitohet per asgje tjeter, dija fitohet vetem per shkak te dijes dhe per shkak te asaj se ajo te afron me Krijuesin tend.
Prandaj Pejgamberi s.a.v.s me qindra e qindra hadithe te veta i ka thene ne kuptim te kerkimit te dijes, “kerkoni diturine prej lindjes deri ne vdekje” qe nenkupton asnjehere perpjekjet tona nuk duhen te ndalen kur eshte ne pyetje kerkimi i dijes.
Dhe ne fund Drejtori Ibrahim Idrizi I uroj suksese garuesve te kuizit dhe ai qe eshte me i miri le te fiton…
Kuizin e filloi Kryetari i shoqatës së nxënësve Arsim Iseni ku falemderoi të pranishmit dhe theskoi se kjo ditë është shumë e rëndësishme për muslimanët pasi në këtë ditë lindi edhe njeriu I cili ndryshoi njerizimin në rrugë të drejtë .
Pastaj fjala ishte për nën.Kryetarin e kësaj shoqate Besar Etemin i cili veçoi këtë ditë si një nga ditët më të mira të vitit dhe poashtu uroi nxënësit festen e 28 nëntorit.
Kuizi qe u mbajt ne kuader te kesaj feste,filloji me leximin e disa ajeteve te Kur’anit Famelarte nga Hfz.Jasin Abdullai, kuizi u perbente nga kater grupe ku secili grup ishte i perbere nga 4 nxenes.
Kuizi permbante 4 kategori , kategori e 1 , 2 , 3 kishin nga 20 pyetje , ndërsa kategoria e 4 kishte 8 pytje. Ne kategorin e pare dhe të dytën kishte pytje nga lëndët fetare ndërsa të tretën kishte pytje nga njohurite e cultures se pergjithshme .Përmbyllja e kuzit ishte me kategorinë e katërt ku u veçua nga kategoritë tjera pasi kishte pyetje nga historia e popullit Shqiptar .
Fitues te vendit te pare ne kuiz ishin nxensat e grupit B ku si dhuratë moren nga dy libra të cilat ua dhuroi drejtori I Medresesë .
Ne fund ky manifestim perfundoi me leximin e disa ajeteve Kur’anore nga Jusuf Arsllani dhe duanë e bëri Profesor Hamza ef Hasani .
Shpresojme se kësi lloje aktivitetesh do te vazhdojnë edhe me tutje dhe në fund te gjithë muslimanëve Medreseja e Isa Beut- Shkup ua uronë këtë ditë madhështore.
Shoqata e nxënësve te “Medresesë Isa Beu”
Përgaditi Ruvejd Idrizi
COMMENTS