Medreseja dhe Udhëtarët Shkencorë të Ballkanit

Medreseja dhe Udhëtarët Shkencorë të Ballkanit

Me datë 29.03.2017 Medresenë Isa Beu e vizituan Busha Bulush, Ahmet Jasin Okudan dhe Mehmet Fatih Sarëjar nga Republika e Turqisë gjegjësisht nga shkolla e mesme Karta Anadolu Imam Hatip Lisesi.

Delegacioni në fjalë u mirëprit nga Drejtori i Medresesë Prof. Ibrahim Idrizi dhe sekretari Lutfi Nexhipi. Fillimisht Drejtori i Medresesë u dëshiroj mirëseardhje mysafirëve dhe më pastaj i njoftoi për zhvillimin e procesit edukativo arsimorë, aktivitetet, dhe konkretisht u bisedua për organizimin e projektit të përbashkët me titull “Udhëtarët shkencore të Ballkanit”  që përbëhet prej disa disiplinave shkencore, si në kimi , fizikë , biologji dhe matematikë.

Në fund të dyja palët u ndanë të kënaqur nga takimi me shpresë që edhe në të ardhmen të thellohet bashkpunimi edhe në fushat tjera shkencore.

 

COMMENTS