MEDRESEJA E VAJZAVE NË GOSTIVAR U VIZITUA NGA NXËNËSIT QË NDJEKIN MËSIMBESIMIN NË XHAMITË E F. FORINË

MEDRESEJA E VAJZAVE NË GOSTIVAR U VIZITUA NGA NXËNËSIT QË NDJEKIN MËSIMBESIMIN NË XHAMITË E F. FORINË

Sot më datë 13.02.2024 (e martë), për realizimin e planit të mektebeve që të vizitohen institucionet edukativo arsimore, nxënësit e mektebit të xhamisë së f. Forinë të shoqëruar nga mualimet e tyre z. Gjilasfije Idrizi dhe z. Juleda Zendeli vizituan medresenë e Gostivarit.
Ato u pritën nga stafi edukativo arsimorë të udhëhequr nga koordinatori. Këtë mikpritje e bëri edhe më të ngrohtë edhe prezenca e muftiut të muftinisë së Gostivarit, h. Sabahudin ef. Zendeli.
Nxënësve pasi që ju shprehën mirseardhjet nga ana muftiut të Muftinisë së Gostivarit h. Sabahudin ef. Zendelit dhe koordinatorit të Medresesë prof. Afrim Alija, u njoftuan me hapisrat e shkollës duke prezentuar një material të inçizuar. Më pas ju demostruan të gjitha hapsirat si kabinetet e kimi, fizikë dhe biologji pastaj kabinetin e informatikës, kabinetin e kiraetit dhe gjuhëve si dhe bibliotekën e shkollës.
Nxënësit dhe mualimet e tyre u ndan tejet të kënaqur nga pritja e ngrohtë e profesorëve dhe profesoreshave të Medresesë. Në fund nga ana e nxënësve të shkollës sonë mysafirëve ju dhuruan edhe disa dhurata.

COMMENTS