Numri i madh i të interesuarve për tu regjistruar në Medresenë Isa Beu

Numri i madh i të interesuarve për tu regjistruar në Medresenë Isa Beu

Vazhdon tradita e fluksit të madhë të interesimit për t’u arsimuar në vatrën e edukimit dhe dijes që tani më ka histori dhe traditë shumë shekullore. Kjo shkollë ka qenë funksionale nga gjenerata në gjeneratë, historiku i saj është shumë atraktiv dhe sfidues. E gjallë për jetë e mot, rezistuese dhemeplotë suksese.

Sot ka përfunduar provimi pranues në Medresenë Isa Beu të Shkupit ku interesimi ka qenë i madh. Mbi 220 të interesuar morrën pjesë në provim pranues të cilët gjeneralisht vijnë nga vendi jonë por një numër i konsiderueshëm i kandidatëve janë nga vendet fqinje, synim i të cilëve është vazhdimi i shkollimit në SHMI Medresenë “ Isa Beu”. Provimi pranues u realizua në shkollën qendër.                                                                                                                                       

Pas publikimit të rezultateve të gjithë ata që do të jenë të pranuar do të vazhdojnë shkollimin në Medrese gjegjësisht në shkollën qendër ku janë meshkujt, pastaj në paralelen e vajzave në Shkup, Tetovë, Gostivar, si dhe paralelen e djemve në Shtip.  “ Neve e kemi pritur këtë interesim të madh të nxënësve nga shkollat  fillore për të vazhduar në shkollën e mesme islame siç është Medreseja Isa Beu, nga fakti se për çdo vitë kemi mjaft të interesuar dhe numri gjithashtu është në rritje e sipër. Kjo është shkolla që gëzon autoritet dhe kredibilitet shoqëror, por gjithashtu posedon një imazh shumë të fuqishëm. Medreseja “ Isa Beu” njihet nga e kaluara si vatër e edukimit dhe arsimimit, nga e cila kanë dalur shumë figura dhe personalitete të shquara të fesë dhe kombit.                                                             

Neve gjithmon jemi në shërbim të islamit dhe vatanit, andaj çdo i diplomuar që del nga kjo shkollë misioni i tij është që të ndihmoj shoqërinë , të jetë në shërbim të saj, por gjithashtu edhe të promovon vlera pozitive shoqërore të ndërtuara nga burimi i pashtershëm i dijes dhe shkencës- Kur’ani si dhe nga tradita e Muhamedit a.s ” – tha mes tjerash Drejtori Gjeneral i Medresesë Ibrahim ef. Idrizi.

 

COMMENTS