Nxënëset e SHMI “Medreseja Isa Beu“ – Paralelja e vajzave – Shkup, realizuan projektin në lëndën e gjuhës Arabe.

Nxënëset e SHMI “Medreseja Isa Beu“ – Paralelja e vajzave – Shkup, realizuan projektin në lëndën e gjuhës Arabe.

Bazuar në atë se gjuha Arabe është e lidhur ngushtë me gjitha lëndët fetare të cilat mësohen në Medrese, si dhe në atë se është gjuha e Kur’anit, sunnetit të Pejgamberit a.s dhe literaturës Islame, me anë të kësaj lënde synohet që nxënëset të mësojnë në shkollë rreth rregullave sikurse; shkrim-lexim, rregullat morfologjike, sintaksore dhe konverzacion. Lëndën e ndjekin nxënëset e viteve: Ia, Ib, IIa, IIb, IIIa, IIIb, IVa dhe IVb, nën udhëheqjen e Profesoreshave: hfz.Prof.Ajnur Ademi dhe Prof. Hyrijeti Gajni – Kadri. Nxënëset u paraqitën me një projekt të përgaditur mjaft mirë për këtë lëndë.
Koordinatorja e Medresesë “Isa Beu” – Paralelja e vajzave në Shkup, në fjalimin e saj ne emër të Drejtorit përshëdeti profesoreshat, nxënëset dhe i falenderoi shumë për këtë projekt të suksesshëm, duke besuar se këto projekte do të shtohen dhe do të vazhdojnë të dëshmojnë për kualitetin e lartë të Medresanteve.

COMMENTS