NXËNËSIT E XHAMISË TË FSH. PIROK TË TETOVËS VIZITOJNË MEDRESENË ISA BEU

NXËNËSIT E XHAMISË TË FSH. PIROK TË TETOVËS VIZITOJNË MEDRESENË ISA BEU

Nxënësit e Xhamisë të fsh. Pirok të Tetovës të shoqëruar nga Hoxhallarët e tyre, vizituan Medresenë Isa Beu – Shkup.
Mysafirët i mirëpriti Drejtori i Medresesë Dr. Islam Islami, ju dëshiroi mirëseardhje dhe theksoi se është shum i nderuar me vizitën e tyre, sepse do të kenë mundësi të njoftohen drejtpërdrejtë me ecuritë dhe me mënyrën e zhvillimit të procesit edukativo – arsimor në Medrese, dhe si e tillë kjo vizitë mund të jetë një stimul për shumicën e tyre që shkollimin e mesëm të vazhdojnë pikërisht në këtë shkollë.
Pastaj së bashku me Drejtorin dhe Sekretarin, nxënësit vizituan hapsirat e Medresesë, klasat ku zhvillohet mësimi, zyren e profesorëve, bibliotekën, mesxhidin, restoranin dhe internatin.
    

COMMENTS