Reth Medreses

medreseja-me-pamje-te-reShkolla e Mesme Islame “Medreseja Isa Beu” është shkollë e orientuar profesionale dhe bën pjesë në rangun e shkollave të mesme. Si shkollë qendrore është e locuar në fshatin Kondovë, komuna e Sarajit në pjesën perëndimore të Shkupit. Vepron si shkollë e vetme edhe për djem edhe për vajza në tërë teritorin e R.Maqedonisë me paralelelet e saja në: Shkup,Tetovë,Gostivar dhe Shtip.

“Medreseja Isa Beu” vazhdon traditën e medresesë se dikurshme me të njëjtin emër, e themeluar në shekullin XV, me ardhjen e Osmanlinjve në këto troje. Ajo mban emrin e themeluesit të saj Isa Beut, i cili ka qenë i biri i Is’hak Beut, serhat muhafizit ose mbrojtësit të njohur të Shkupit. Kjo Medrese, në të kaluarën ka prezentuar institucionin më të lartë arsimor në këtë vend dhe  njihej si shkollë më me famë në Rumeli. Nga Vakëfnameja e Isa Beut kuptojmë se ai përveç Medresesë ka themeluar bibliotekën dhe xhaminë që mbajnë edhe sot e kësaj dite emrin e tij. Xhamia e Isa Beut është ndërtuar në vitin 1475 dhe është njëra nga xhamitë më të bukura të Shkupit.

Medreseja që nga themelimi e deri më sot ka pushuar së punuari disa herë, për shkak se objekti i Medresesë është shkatërruar nga luftërat dhe fatkeqësitë e tjera. Për herë të parë ka pushuar më 1689, kur gjenerali austriak, Pikolomini me ushtrinë e tij, e dogji Shkupin. Gërmadhat e mureve të godinës së saj, pas këtij shkatërrimi, u ruajtën deri në fillim të Luftës së Dytë Botërore.

Me tërheqjen e Osmanlinjve nga trojet tona, Medereseja e Isa Beut, me iniciativën e prijësve fetarë dhe intelektualëve të atëhershëm, më 1932 u rindërtua, kështu që në vitin 1936 u krijuan kushte për të filluar me punë të rregullt. Njëkohësisht u reformua edhe programi i saj dhe ajo fitoi statusin e shkollës së mesme. Pas Luftës së Dytë Botërore, ajo sërish pushoi një kohë të gjatë, deri në vitin 1979, kur Bashkësia Islame solli vendimin për rindërtimin e saj. Pas shumë peripecish objekti i ri u ndërtua në fshatin Kondovë dhe me 15 tetor të vitit shkollor 1984/85 filloi procesi edukativo-arsimor. Është e vetmja shkollë e këtij lloji në Republikën e Maqedonisë .

Medreseja me ndërtesat përreth,duke mos llogaritur paralelet e shtrira të saja, përfshinë sipërfaqe prej 7000m2 . Kompleksi i Medresesë përbëhet prej godinës shkollore, konviktit dhe kuzhinës me restorantin.

Në godinën e shkollës  qendrore gjenden tetë mësojtore, dy kabinete të gjuhëve, kabineti i lëndës së informatikës, mesxhidi, biblioteka dhe zyrat e administrates, kurse konvikti ka 53 dhoma me kapacitet për 214 nxënës. Në këtë vit shkollor 2012/13 numri i përgjithshëm i nxënësve që janë regjistruar në Medresenë Isa Beu është 742 nxënës .Kështu që,në shkollën qendrore 183 nxënës,në paralen e vajzave në Shkup 190 nxënëse, në paralelen e vajzave në Tetovë 176 dhe atë të vajzave në Gostivar 132, ndërsa në paralen e djemve në Shtip 52 nxënës. Numri i nxënësve që dëshirojnë të shkollohen në Medresenë Isa Beu prej vitit në vit është në  rritje e sipër,në veçanti asaj të femrave. Gjithashtu edhe një numër i konsiderueshëm i të interesuarve vijojnë mësimet me korenspodencë, sidomos ajo e gjinisë femrore numri i të cilave arrinë mbi 300 nxënës të çrregulltë .

Gjatë shkollimit katërvjeçar nxënësit dëgjojnë 30 lëndë, nga të cilat si gjuhë amtare mësohen shqipja, maqedonishtja dhe turqishtja; ndërsa arabishtja si gjuhë profesionale dhe anglishtja si gjuhë e huaj.

Që nga fillimi, në Medrese punojnë mësimdhënës me përgatitje përkatëse profesionale. Lëndët fetare të cilat nuk kishin fond të plotë në fillim i ligjeronin të punësuarit në BI. Ndërsa sot për ngritjen ideore dhe përgatitjen profesionale të nxënësve plan-programin mësimor në të gjitha paralelet, duke përfshirë ato rajonale në Tetovë, Shkup , Shtip dhe Gostivar e realizojnë 75 profesorë në marrëdhënie të rregullt pune dhe 25 me kontratë në vepër dhe honorar. Gjithësej numri i mësimdhënëse është 100 profesor. Ka edhe një numër të konsiderueshëm të personelit tek­nik të cilët përkujdesen për mirëmbajtjen e godines së shkollës, konviktit, kuzhinës etj. Numri i të cilëve sillet afro 32 të punësuar.

Shkollimi në Medrese është gratis. Të gjitha harxhimet i bartë Bashkësia Fetare Islame e RM dhe për 1 (një) nxënës në vit harxhimet llogaritën afro 340 EURO.

Në medrese prej fillimit të punës të procesit edukativ-arsimor 1984 e deri në vitin shkollor 2011/12 janë regjistruar gjithësejt 3990 nxënës të rregullt dhe me korespodencë, ndërsa kanë diplomuar 1789 nxënës. Ghithashtu vlen të theksohet se nga numri i përgjithshëm i të diplomuarve një numër i konsiderueshëm është i gjinisë femrore numri i të cilave arrinë mbi 568 nxënëse.

Edhe përkundër ndërprerjes së punës gjatë historisë së saj Medreseja “Isa Beu” ka luajtur një rol të rëndësishëm në ngritjen e nivelit edukativo-arsimor e fetar të muslimanëve në këto troje, duke dhënë kontribut të çmueshëm për përgatitjen e kuadrove të ndryshme të cilët profesionalisht angazhohen në prezentimin dhe kultivimin e këtyre vlerave.

Duke u mbështetur në parimet e traditës islame për pastërtinë dhe rruajtjen e ambientit mund të themi se pastërtia dhe ambienti i brendshëm dhe i jashtëm i Medresesë është në nivel të lakmueshëm. Këtë më së miri e dëshmon pamja e hapsinave brenda dhe jashtë Medresesë, që njëherit paraqet objektin me pamje më të bukur të shkollave në vend.

Kompleksi i medresesë në qendër është i ndarë në:

> Objekti i shkollës,
> Internati, dhe
> Restoranti.
Dy godinat e fundit janë të ndara nga objekti i shkollës, por që të gjitha janë në një rrethojë.

 –Objekti i shkollës.

Objekti i shkollë

Objekti i shkollë

Objekti i shkollës është dy katëshe. Kati i parë është i pajisur me 4 klasë dhe me korridor të gjërë, Mesxhidin për faljen e pesë kohëve të namazit në mënyrë të organizuar, kafiterinë ku nxënësit dhe të punësuarit në Medrese gjatë pushimin mund të shërbehen për freskim, skriptarinë e cila përvec dispencave për nxënësit mbanë edhe literaturë tjetër për shitje, dhe 5 zyre administrative që janë: zyra e drejtorit, sekretarit, punëdrejtuesit, arkatrit dhe kontabilistit. Në fund të koridorit është abdes’hanja dhe VC.

  -Internati

Internati- konvikti

Internati- konvikti pamje nga jasht

Internati është object i ndarë nga shkolla dhe është katër katësh. Kapaciteti është 216 shtertër. Krahas dhomave të fjetjes ekzistojnë edhe paradhomat ku nxënësit mbajnë rrobet e tyre personale. Për çdo katë ka nga një dhomë për aktivitete kur nxënësit dëshirojnë të mësojnë pas orarit të mbrëmjes. Dhomat janë me dysheme të parketuara kurse mbi to të shtruara me tepison. Ndërsa në katin e posandërtuar të katërt gjindet mesxhidi,dhoma të mysafyrve, dhomë të eduaktorve dhe kafiteri.
Në fund të çdo kati në krahun e djathtë funksionojnë nevojtoret, kurse në anën e majtë banjot dhe abdes’hanja. Vlenë të theksohet se tërë kompleksi i shkollës posedon nxemjen qendrore i cili është i instaluar në podrumin e konviktit. Gjithashtu në kovikt është edhe bunkeri i pajisur me filter për ajrosje, dhe me dalje të veçantë. Brenda posedon shtretër dhe karrike, të cilët shërbejnë për rast lufte.
Në internat gjendet edhe dhoma e edukatorit,. Poashtu në te është e instaluar edhe ambulanca e cila e në vete ka tri dhoma përfshirë këtu edhe dhomën e kontrollimit mjeksorë ka kapacitet për stacionim prej dhjetë shtretërve. Ambulanca ka në vete banjon dhe vc.

[nggallery id=20]

 

 

Restaurani

restaurani

restaurani

Restorani ka kapacitet për 150 nxënës, kurse është i ndarë në dy pjesë: pjesa e kuzhinës, e cila është
pajisur me mjete të nevojshme për përgtitjen e ushqimit, dhe restorani ku nxënësit dhe të punësuarit marrin ushqimin. Në kuadër të restoranit është edhe depoja për ruajtjen e artikujve ushqimor e pajisur me frigurifer të mëdhenj. Poashtu në kuadër të restoranit funksionon edhe furra për përgatitjen dhe pjekjen e bukës e cila punon ekskluzivisht për nevojat e Medresesë. Nga jo nënkuptohet se ky objekt i plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret bashkëkohore për funksionimin e tij.
Tërë kompleksi i shkollës është i rrethuar me parkun e saj të bukur me pemë të shumta dhe lule të ndryshme që shtonë bukurinë natyrore të shkollës.

kuzhina

kuzhina

 

 

 

 

 

 

 

Praralelja e shtrirë e Medresesë Isa Beu për vajza në Shkup

Me vendim të Bashkësisë F.Islame ,në vitin shkollor 2006/07 hapet paralelja e vajzave me mësim të rregullt në Shkup. Në mungesë të hapsirës të objektit ,edhe pse interesimi për t’u regjistruar në këtë paralele ishte i madh, në këtë paralele për çdo vit shkollor është pranuar nga një klasë.Ndërsa prej vitit shkollor 2009/2010  duke pare interesimin e madh të kandidatëve për tu regjistruar në këtë paralele, Bashkësia F. Islame bën pranimin nga dy klasa në vitin e parë  dhe kështu që numri i përgjithshëm në  katër vitet për vitin shkollor2012/13 arrinë numrin e 190 nxënëseve.Edhe në këtë vit shkollor nxënëset e kësaj paralele procesin e edukativ arsimor e zhvillojn në objektin e Kapan-Anit. Mendojm se në të ardhmen  Bashkësia F.Islame edhe për këtë paralele, sikurse të asaj në Tetovë, do të vënë gurthemel për hapjen e një objekti të ri dhe në këtë mënyrë do të mund të plotësohen të gjitha kërkesat e të interesuarëve për t’u regjistruar në këtë vatër arsimore në njërën anë, dhe në anën tjetër do të plotësohen të gjitha kushtet për mirëvajtje më të suksheshme në zhvillimin e procesit edukativ arsimor.Në vitin shkollor 2012/2013 paralelja e vajzave në Shkup do të nxjerrë gjeneratën e IV ( katërt ) të maturanteve.

Paralelja e shtrirë e Medresesë Isa Beu për vajzave Tetovë 2004/05

Edukimi i femrës zë një vend të rëndësishëm në Medresenë Isa Beu dhe që në fillim,si që përmendëm, kemi pasur integrimin dhe përfshirjen e saj në radhët e Medresesë si nxënëse me korespodencë. Mirëpo me kalimin e kohës dhe me krijimin e kushteve Bashkësia Islame në R.M. e realizon në praktikë këtë ëndërr të kahmotshme dhe në vitin shkollor 2004/05 hapet paralelja e vajzave me mësim të rregullt në Tetovë.Ndërsa në vitin shkollor 2007/08 diplomoj edhe gjenerata e pare në këtë paralele. Ndërsa në vitin shkollor 2012/13 do të nxjerë gjeneratën e VI ( gjashtë) të kësaj paralele.  Sot numri i përgjithshëm i vajzave që shkollohen me mësim të rregullt në këtë paralele arrinë në 176 nxënëse.

Në vitin shkollor 2007/08 Bashkësia Fetare Islame e vuri edhe gurëthemelin e parë për ndërtimin e objektit të ri për këtë parale pasi që objekti i mëparshëm nuk plotësonte kushtet për zhvillimin e procesit të mirëfilltë edukativ arsimor.Kështu që në vitin shkollor 2009/10 nxënëset e kësaj paralele vitin shkollor e kanë filluar në objektin e ri hapja selemne e të cilit u bë më 31 tetor 2009.

Paralelja e shtrirë e Medresesë Isa Beu për vajza në Gostivar

Duke pasur parasysh se vetëm një femër e edukuar në frymën Islame do të jetë e gatshme t’u përgjigjet sfidave të kohës,Bashkësia F.Islame në vitin shkollor 2008/09 hap edhe paralelen e tretë me radhë të vajzave në Gostivar.Për fillim pranohet vetëm një klasë me 20 nxënëse. Ndërsa nga viti shkollor 2009/10 dhe  këndej në këtë paralele u pranuan  nga dy klasë dhe se numri i përgjithshëm i nxënësve që shkollohen në këtë paralele arrinë në 132 nxënëse. Këtë vit shkollor 2012/13 dega e shtrirë e vajzave në Gostivar do të nxjerr gjeneratën e II (dytë) të femrave dhe me këtë kjo paralele shënon përmbajtjen, kujtimin dhe momentin e pashlyeshëm në ndërtimin e vetëdijes fetare të femrës në shoqëri.

Paralelja e shtrirë e  Medresesë Isa Beu për meshkuj në Shtip 

Duke pasur parasysh ngritjen e vlerave fetare islame të muslimanëve të Maqedonisë Lindore si edhe mungesën defecitare kadrovike të kësaj ane Bashkësia F.Islame R.M. vendos që edhe në këtë rajon të hap paralele për meshkuj të Medresesë Isa Beu.Kështu që në vitin shkollor 2005/06 fillon me mësim të rregullt kjo paralele.Sot numri  prgjithshëm i nxënësve që shkollohen në këtë paralele arrinë në 57 nxënës. Mësimi për dallim të paraleleve tjera të Medresesë zhvillohet në Turqisht dhe Maqedonisht.Kjo paralele është e tipit me konvikt. Në këtë vit shkollor 2012/2013 në këtë paralele do të diplomoj gjenerata e V ( pestë )