Shtohet numri i Hafizëve në Medresenë Isa Beu

Shtohet numri i Hafizëve në Medresenë Isa Beu

“ Më të ndershmit e ummetit tim janë ato që e ruajnë Kur’anin përmendësh! ”

Me datën 24.03.2017 në Restorantin Festina në një atmosferë gëzimi nxënëses  së vitit të katërt Tuba Ibish, maturante e paraleles së vajzave në Shkup, iu dha çertifikata e kryerjes së hifzit gjegjësisht u kurorëzua me titullin hafize e Kur’anit.

Për ta nderuar këtë gëzim institucional dhe familjare, prezent ishin Drejtori i përgjithshëm i Medresesë Isa Beu Prof. Ibrahim ef.Idrizi , Atasheu për çështje fetare pranë R. Turqisë Murat Alkan, Muftiu i Muftinisë së Shkupit Prof. Rexhep ef.Jusufi,Kordinatorja e degës së vajzave Mr.Nurtene Shehu Sakipi,  Mësimdhënësit dhe Mesimdhenëset e Medresesë, Ligjërues Nga Fakulteti i Shkencave islame, prindërit dhe familjarët e hafizes, nxënës dhe shumë miq e dashamir të kësaj vatre edukative arsimore.

Në këtë eveniment , fjalën e rastit e pati Drejtori i Medresesë  Prof. Ibrahim ef.Idrizi i cili të pranishmit i përshëndeti në emër të Reisul Ulemase të BFI-së Sulejman ef.Rexhepi si edhe në emër të Drejtorisë dhe Stafit të mësimdhënësve të Medresesë duke i uruar hafizes suksese në vazhdim, me shpresë se do të radhitet në mesin e pjesëtarëve më të ndershëm të Ummetit Muhammed a.s
Gjihashtu theksoi se Medreseja Isa Beu kohëve te fundit luan rolin edhe të shkolles se hifzit e cila vetem ne keto 9 vitet e fundit ka nxjerrë mbi 25 hafiz dhe hafize te Kur’anit Famelartë dhe njëkohesisht sipas te gjitha te dhënave është nder Medresetë e vetme ne Ballkan që më së shumti kultivon hafiz të Kur’anit Famelartë të të dy gjinive.

Komisioni ishte i përbërë nga prof. hfz. Nehal Bajrami (Muhafize e nxënses), Prof. hfz.Shafi Osmani (Kryetar). Prof. hfz.Sheval Azizi ( anëtar). Kryetari i komisionit paraqiti biografinë e hafizes, ku potencoi se ka mbaruar hifzin në një afat rekord prej pesë muajve.

Ma fjalimet e tyre u paraqitën edhe Dr. Sulejman Baki në emër të familjes përshëndeti mysafirët, po ashtu të pranishmit i përshëndeti Atasheu për çështje fetare pranë R. Turqisë Murat Alkan.

Këtë manifestim edhe më të këndshëm e bënë nxënësit e medresesë që u paraqitën me ilahi, po ashtu edhe ilahisti i njohur Burhan Shaban.

Në fund Drejtori Prof. Ibrahim Idrizi në emër Reisul Ulemase të BFI-së Sulejman ef.Rexhepi ia dorzoi certifikatën e hifzit dhe  drejtoria e medresesë e shpërbleu me një Kur’an. Në fund u përmbyll me një dua nga Muftiu i Shkupit Prof. Rexhep ef.Jusufi.

      

 

COMMENTS