Sot në lokalet e Medresesë Isa Beu- Shkup filloi ndëgjimi i hifzit te Kur`anit nga nxënsi i vitit të Katërt Orhan Zendeli para komisionit të përbërë nga Prof. Hfz. Shafi Osmani (Muhafiz i nxënësit), Prof. Hfz.Sheval Azizi (anëtarë).Prof. Hfz Muharem Loki (anëtar).
Për ta nderuar këtë gëzim institucional dhe familjare, drejtoria e medresesë përgatiti një program manifestimi ku prezent ishin Drejtori i përgjithshëm i Medresesë Isa Beu Prof. Ibrahim ef.Idrizi, mësimdhënësit e Medresesë, prindërit dhe familjarët të hafizit, nxënësit dhe shumë miq e dashamir të kësaj vatre edukative arsimore.
Drejtori i Medresesë Prof. Ibrahim ef.Idrizi të pranishmit i përshëndeti në emër të Reisul Ulemase të BFI-së Sulejman ef.Rexhepi si edhe në emër të Drejtorisë dhe Stafit të mësimdhënësve të Medresesë duke i uruar hafizit suksese në ditët e provimit në vazhdim, me shpresë se do të radhitet në mesin e pjesëtarëve më të ndershëm të Ummetit Muhammed a.s.
Ky është gëzim familjarë por edhe gëzim institucional që dita ditës kësaj vatre edukativo arsimore po i shtohen hafizat e Kur’anit Dëgjimi i hifzit do të vazhdoj nesër dhe pasnesër, (08-09.04. 2017) në vendlindjen e tij gjegjësisht në fshatin Sallarevë komuna e Tetovës. Drejtoria e medresesë hafizit i uron suksese, dhe mirësitë e të Madhit Zot qofshin me atë dhe familjen e tij…
COMMENTS