Vitin shkollor 2012/13 Medreseja Isa beu e fillon me numër rekord të nxënësve me mbi 742 të rregullt dhe me mbi 300 të çregullt ndërrimi i shpeshtë i sundimatarëve me qëllime profitale dhe te shfrytëzimit të popujve të Ballkanit shekullin e kaluar solli tek banorët autokton të këtyre trevave përvetësime të dukurive të ndryshme si vlera dhe promovimin e të njejtave deri në mbrojtjen më vonë të tyre si traditë. Muslimanët gjithashtu nuk ishin imun ndaj këtyre “vlerave” që u servuan në të shumtën e rasteve me dhunë. Qarqet sunduese vazhdimisht punonin të paraqitnin Islamin si antivlerë dhe duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë të popullit trilluan dhe sajuan gjithfarë tregimesh madje e ndryshuan edhe historinë vetëm që ta paraqesin Islamin si shkak të prapambeturisë së vetë muslimanëve të asokohshëm dhe shkak të gjendjes së rëndë të tyre. Mirëpo me zhdukjen e sistemit pararendës erdhi te liria e të menduarit dhe hulumtuarit, dhe filluan njerëzit të interesohen për të kaluarën dhe të kërkojnë burime objektive për historinë e të parëve duke kuptuar këshktu qëllimin shkatërrimtar që përmbanin rreshtat e historive të komunizmit. Andaj me zhvillimin e kësaj njohjeje muslimanët filluan të vetëdijësohen edhe më shumë dhe shkollën fetare së bashku me Institucionin të mos i konsiderojnë dogmë meqë vetë Islami nuk qenka i tillë. Viteve të fundit interesimi për regjistrim në trojet tona në shkolla fetare gjegjësisht në medrese vjen duke u shtuar.
Në Republikën e Maqedonisë Bashkësia Fetare Islame si institucion zyrtar i cili mbron dhe siguron të drejtat e besimtarëve qytetarë të Republikës së Maqedonisë, që në vitin 1984 hapi medresenë që ishte një modernitet i paparë i shkollimit të asaj kohe në mbarë R.S. të Jugosllavisë. Me hapjen e paraleleve të SHMI “Medreseja Isa Beu” – Shkup, fillimisht në Tetovë, Shkup ajo e djemve në Shtip dhe së fundmi Pralelja e Shtrirë e Vajzave në Gostivar Medreseja filloi të përfaqësojë një përqindje të konsiderueshme të mbarë popullatës në Maqedoni që edukoheshin brenda saj. Viteve të fundit edhe më shumë është shtuar intensiteti i interesimit për regjistrim në Medrese por mungesa e kushteve hapsinore ka lejuar që për vitin shkollor 2012/13 në vitin e parë të pranohen vetëm 234 nxënës nga mbi 300 të intëresuar. Interesimi më i madh ka qenë në Qendër dhe në paralelet e vajzave në Shkup dhe Tetovë. Për shkaqet e lartëpërmendura në vitin e parë për këtë vit akademik janë pranuar 56 nxënës në Qendër, nga 57 nxënëse në Shkup dhe Tetovë, 43 nxënëse në Gostivar dhe 21 nxënës në Shtip, që e bën numrin total të nxënësve të pranuar në vitin akademik shkollor 2012/13 të arrijë në 234 nxënës prej të cilëve 77 djem dhe 157 vajza. Me këtë numri i nxënësve që e ndjekin mësimin të rregullt në medrese për këtë vit akademik është 742 nxënës, 239 djem dhe 503 vajza. Duke mos lënë anash faktin që numri i nxënësve që ndjekin mësimin me korrespondencë arrin mbi 300.
Kështu SHMI “Medreseja Isa Beu” Shkup këtë vit ka arritur një numër rekord nxënësish që e ndjekin të rregullt mësimin, numër ky që nuk ishte në kundërshtim me pritjet e udhëheqësisë së kësaj vatre arsimore që prej vitesh ka prodhuar mbrojtës të Islamit të cilët i ka të shperndarë në të gjitha anët ku jetojnë shqiptarë por edhe më gjerë. Nxënësit e kësaj shkolle sot janë ambasadorë, doktorë shkencash, profesorë unviersitarë dhe mbi të gjitha janë njerëz me status të privilegjuar në shoqëri falë dijes dhe terbijes që ky tempull dije ua ka dhënë.