Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, Drejtori i Medresesë Isa Beu, Dr. Islam Islami, nën udhëheqjen e Reisul Ulemasë, h. hfz. Shaqir ef. Fetahu,i cili u shoqërua nga drejtorët e sektorëve të ndryshme të B.F.I-së, realizuan një vizitë në paralelet e vajzave në Tetovë dhe Gostivar. Qëllimi i kësaj vizite ishte që t’u urohet nxënëseve fillimi i vitit të ri shkollor dhe t’u dëshirohet suksese në rrugëtimin e tyre arsimor dhe edukativ.
Të pranishmit u mirëpritën ngrohtësisht nga nikoqirët e dy qyteteve, myftiu i Tetovës dr. Selver Xhemaili, myftiu i Gostivarit H. Sabahudin ef. Zendeli së bashku me bashkëpunëtorët e tyre, koordinatorët Dr. Beqir Memedi dhe Prof. Afrim Alija, si dhe nga i gjithë stafi edukativo-arsimor i paraleleve.
Në fjalën e tij, drejtori Dr. Islam Islami përshëndeti koordinatorët, profesorët dhe nxënëset, duke uruar një vit të mbarë dhe të suksesshëm. Ai gjithashtu falënderoi Reisul Ulemanë për përkrahjen e parezervë që i jep Medresesë Isa Beu dhe zhvillimit të saj.
Ndërsa në fjalën e tij, Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetahu, përshëndeti të pranishmit dhe theksoi rëndësinë e dijes dhe arsimit të mirëfilltë. Ai potencoi se jemi shumë të lumtur që gjeneratat e reja të medresanteve vazhdojnë mësimet e tyre në përputhshmëri me planprogramin e akredituar, duke e quajtur këtë një moment historik për BFI-në, Medresenë Isa Beu, nxënësit dhe mbarë besimtarët.
Me këtë vizitë, u theksua edhe një herë se Medreseja Isa Beu mbetet një vatër e fortë e dijes dhe edukimit, ku gjeneratat e reja rriten me vlera të larta morale dhe akademike.
Në fund të gjith të pranishmit, me ftesë të Myftiut të Gostivarit, H. Sabahudin ef. Zendeli, prezentuan në mbledhjen e rregullt të kësaj myftinie.


COMMENTS