Udhëheqësja e Institutit të Hivzit për vajza “Bezisten”, Hfz. Kadrije Sulejman, e shoqëruar nga bashkëpunëtorja e saj Hfz. Hysnije Kurtulush, vizituan sot Medresenë Isa Beu në Shkup.
Ato u pritën nga drejtori i Medresesë, Dr. Islam Islami, të cilin e përgëzuan për suksesin e arritur të akreditimit të Medresesë Isa Beu.
Drejtori Dr. Islami shprehu falënderim për vizitën dhe urimet e mysafireve, duke vlerësuar lartë bashkëpunimin dhe mbështetjen reciproke ndërinstitucionale.
Ky takim shënon edhe një hap tjetër në forcimin e lidhjeve të institucioneve tona arsimore fetare.


COMMENTS