VIZITË URIMI NË DREJTORINË E MEDRESESË

VIZITË URIMI NË DREJTORINË E MEDRESESË

Fillimi i vitit të ri shkollor solli një atmosferë të veçantë në ambientet e drejtorisë sonë.
Sot patëm kënaqësinë të mirëpresim disa nxënëse të mrekullueshme nga paralelja e vajzave në Shkup, të shoqëruara nga koordinatorja prof. Nurtene Shehu-Sakipi si dhe profesoreshat Munever Dauti dhe Rejhan Jashari.
Vizita u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, ku u përcollën urime të përzemërta për një vit të mbarë, të suksesshëm dhe të begatë për të gjithë nxënësit dhe stafin arsimor të Medresesë.
Faleminderit për vlerësimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, kjo na motivon të punojmë me përkushtim edhe më të madh në shërbim të dijes dhe edukimit.

COMMENTS