Vlerat dhe dobitë e agjërimit

Vlerat dhe dobitë e agjërimit

Allahu i Madhëruar e bëri obligim agjërimin për muslimanët, ashtu siç e pati bërë detyrë për popujt e tjerë të mëparshëm, bazuar në ajetin e Kuranit: ”O ju që keni besuar! Ju është bërë obligim agjërimi ashtu siç ishte detyrë për ata që ishin para jush, që të bëheni të devotshëm” (El-Bekare: 183).Islami ngrihet mbi pesë shtylla: dëshmia se s’ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguar i Tij, falja e namazit dhënia e zekatit,kryerja e haxhit dhe agjërimi në Ramazan”.

Pejgamberialejhisselam ka thënë disa hadithe për vlerën e agjërimit:
“Agjërimi është mburojë, ashtu si mburojat tuaja të luftës”.(Transmeton Ahmedi).
“Për hir të një dite që njeriu agjëron në rrugë të Allahut, Ai do t’ia largoj fytyrën nga zjarri shtatëdhjetë vjeshta (vjet)”.(Transmeton Buhariu, Muslimi).
“Agjëruesi kur çel iftarin, ka një dua (lutje) të pakthyeshme”.(Transmeton IbnMaxhe, Hakimiu).
“NëXhenet ka një derë që quhet Rejan, prej së cilës hyjnë agjëruesit Ditën e Kijametit dhe askush tjetër”.(TrasmetonBuhariu, Muslim).

Agjërimi ka një të veçantë specifike që se kanë ibadetet tjera. Ai është adhurim që i bashkangjitet Allahut të Madhëruar, pasi Allahu i Madhëruar thotë në një hadithkudsij.” Agjërimi është për Mua dhe Unë e shpërblej për të”. (Transmeton Buhariu, Muslimi). Agjërimi është urdhër i Allahut xh.sh dhe këtë urdhër duhet kryer vetëm për hir të dashurisë së Allahut xh.sh që do të thotë, se duhet agjëruar vetëm për hir të Tij e jo për interesa tjera. Agjërimi për hir të Allahut xh. sh. simbolizon dashurin ndaj Tij, bindjen shpirtërore dhe fizike, nënshtrim dhe dorëzim të plotë vetëm Allahut e askujt tjetër.

Devotshmëria e besimtarit arrihet duke i praktiku urdhëresat e Allahut dhe duke ngrit dorë nga ndalesat që i ndaloi Allahu xh.sh. Për devotshmërinë që arrihet nga agjërimi në mënyrë të qartë na shtjellon hadithi i Pejgamberitalejhisselam ku thotë: “Agjërimi është mburojë (mbrojtje) prandaj (agjëruesi) mos të llomotis (fjalë që Allahu nuk është i kënaqur) e as të mos i injoroj (kufijtë e Allahut) e nëse dikush e sulmon apo e shan le të thotë dy herë: unë jam agjërueshëm”. (Transmeton Buhariu).

Definimi i agjërimit në Kuran dhe hadith është përcaktuar si mjet lufte kundër mëkateve. Në mesin e mëkateve më të rënda është shfrenimi dhe dominimi i materies mbi shpirtin. Për agjërimin imam Gazaliu ka thënë: “Agjërimi është pastrim i shpirtit dhe trupit”.Me anë të agjërimit bëhet ushtrimi shpirtëror dhe trupor për të mbisunduar epshet dhe pasionet personale duke i respektuar rregullat dhe normat që i parashtron agjërimi. Gjithashtu me anë të agjërimit bëhet edhe luftimi i epsheve, bindjeve të liga dhe luftimi i djallit, i cili shpien në vepra të liga. Pejgamberialejhisselam në një hadith ka thënë: “Për çdo send ka pastrim (zekat), kurse pastrim i trupit është agjërimi, agjërimi është gjysma e sabrit- durimit”. (Transmeton IbniMaxhe).

Agjërimi e mëson shoqërinë në organizim, bashkëpunim, dashuri, drejtësi, barazi, formon te besimtari ndjenjën e mëshirës dhe virtytin e bamirësisë na përkujton begatitë që Allahu xh.sh. ia dhuroi njeriut, sepse njeriu sa më shumë të ketë begati aq më pak është falënderues për ato dhe përbuzës ndaj tyre. Gatë agjërimit përkujtojmë të varfëritë, nga brendia lëvizin ndjenjat e dashurisë humanitetit duke u ndihmuar të varfërve, të nevojshmëve dhe krejt kjo ndikon në përmirësimin e gjendjes tonë sociale. Pejgamberialejhisselam ka thënë: “Të mëshirshmit, i mëshiron Allahu xh.sh. mëshiroje atë që është në tokë, ju mëshiron ai që është në qiell”. (Transmeton EbuDavudi).

Muslimani i vërtetë agjërimin e merr si mjet me të cilin e pastron shpirtin dhe e përsosë atë.Agjëruesin duhet ta stolis fjala e bukur, durimi, kontrolli i vetvetes, veprimi pozitiv, në këtë mënyrë muslimaningritet gjer në kufirin më të lartë njerëzor dhe e ruan veten nga e keqja e ëndjeve duke e hapur perspektivën forcave të mira dhe qëndrueshmërisë. Pejgamberialejhisselam ka thënë: “Nga ai, i cili gjatë kohës së agjërimit nuk i flak gënjeshtrat dhe veprimet e rrejshme, Allahu s’ka nevojë që ai ta lërë ngrënien dhe pijen” (Transmeton Buhariu).”Atij që agjëron në Ramazan me besim dhe shpresë, i falen mëkatet që ka bërë”.(Transmeton Buhariu, Muslim).

Agjërimi ndikon në shëndetin e njeriut, bën pastrimin e zorëve, normalizimin e stomakut, pastrimin e trupit nga mbetjet dhe tepricat, paksimin e dhjamosjes etj. Në një hadith thuhet: “Agjëroni që të jeni të shëndetshëm”.

Vlera e punëve të mira në Ramazan:
Gjatë muajit të Ramazanit jemi të privilegjuar sepse veprat tona të mira shumëfishohen në këtë muaj.

1. Namazi i natës: Muhamedialejhisselam gjatë Ramazanit kalonte mjaft kohë në ibadet dhe kur vinin dhjetë ditët e fundit, zgjonte krejt familjen e vet edhe të tjerët duke u thënë:”Kush e kalon Ramazanin duke u falur, me besim dhe shpresë, i falen gjynahet e mëparshme” (Transmetojn të pestit).”Agjërimi dhe namazi i natës dëshmojn për robin Ditën e Kijametit. Agjërimi do të thotë:”O Zot, unë e privova atë nga ushqimi dhe nga pija ditën. Ndërsa Kurani thotë:”Unë e privova atë nga gjumi natën, ndaj pranoje ndërmjetsimin tonë për të.(TransmetojnAhmedi, Nesaiu).

2. Leximi i Kuranit: Muhamedialejhisselam e kishte shprehi që netët dhe ditët e Ramazanit ti shëndroj në vepra të mira, të pëlqyera nga Zoti, gjithashtu i shtonte ibadetet dhe të mirat ndaj njerëzve. Pejgamberi i Zotit e shtonte leximin e Kuranit në Ramazan, kurse Xhibrilialejhisselam, i mësonte atij Kuranin në këtë muaj.(Transmeton Buhariu). Gjatë namazit të natës e zgjaste leximin e Kuranit më tepër se në muajt tjerë. Kur është fal një ditë Hudhejfe bashkë me të Dërguarin e Allahut lexoi suret Bekare, AliImran dhe Nisa. Sa herë që lexonte në ajet frikësimi, ndalej dhe lutej. Ende nuk kishim falur dy rekatë, kur erdhi Bilalli dhe thirri ezanin e sabahut, siç përcillet në hadithe të sakta.

3. Sadakaja: ”Pejgamberialejhisselam ishte më bujari për mirësi, por në Ramazan ishte më bujari se kurrë, atëherë kur i vinteXhibrili për shkak të leximit të përbashkët të Kuranit dhe sa herë që e takonte, e gjente më bujar dhe më të shpejt se era”. (TransmetojnBuhariu, Muslimi). “Kush i jep iftar një agjëruesi, merr aq sa shpërblime i tij (agjëruesit), pa i zbritur asgjë shpërblimit të agjëruesit. (TransmetojnAhmedi, Tirmidhiu).

4. Itikafi: Ky është qëndrim në xhami për ibadet, me nijet për afrimin tek Allahu i Madhëruar. Pejgamberi i Allahut qofshin me të, ka bërë itikaf dhjetë ditët e fundit të Ramazanit.

5. Umra: Vizita e Qabes për tavaf dhe rendja Safa Merva gjatë Ramazanit ku Pejgamberialejhisselam ka thënë: “Umra në Ramazan është sikur ta bësh Haxhin me mua”.”Umra shlyen mëkatet deri në umren tjetër”.

Pra agjërimi është ibadet madhështor siç thotë Muhamedi alejhisselam: “Agjëroj sepse asgjë s’është e barabartë me të. (TransmetojnNesaiu,Muslimi).

Prof. Sabija Abduraman Nuhi
SHMI “Medreseja Isa Beu” paralelja e vajzve Tetovë

COMMENTS