Kiraet

LËNDA: K I R A E T   (4 x 4)

 

Lënda e Kiraetit është e paraparë të zhvillohet me nga 4 orë në javë, ku plan programi duhet të realizohet brenda 136 orëve, për gjithsej 34 javë. Leximi i drejtë i Kur’anit sipas rregullave është detyrë e domosdoshme për çdo mysliman, dhe mu për këtë shkak lënda e Kiraetit përfshihet në plan programin e medresesë me qëllim që nxënësit t’i aftësojë në disa pika, edhe atë:

 

  • Nxënësi të mësojë leximin e drejtë të Kur’ani Kerimit,
  • Nxënësi të mësojë drejtshqiptimin e shkronjave arabe me theks dhe diksion të pastër,
  • Nxënësi të aftësohet në kuptimin teorik dhe zbatimin praktik të rregullave të texhvidit,
  • Nxënësi të mësojë përmendësh suret dhe asheret e parapara sipas plan programit,
  • Nxënësi të aftësohet në kontrollimin e tonalitetit, mbajtjen e tij në suaza të së lejuarës, në veçanti gjatë faljes së namazit,
  • Nxënësi të mësojë sa më shumë prej Kur’ani Kerimit si përmendësh po edhe në leximin e drejtë të tij.

 

Andaj, e kemi paraparë që plan programi për zhvillimin e kësaj lënde, për katër vite të jetë si vijon:

 

Viti I

 

Njësitë mësimore:

Njoftim me lëndën e Kiraetit

Përpunimi i shkronjave të gjuhës arabe

Leximi i 5 faqeve të para të secilit xhuz

Mësimi përmendësh i sureve:

Prej sures Ed-Duha deri te En-Nas

Mësimi përmendësh i dy faqeve të para të sures Jasin

Mësimi përmendësh i ashereve:

Sureja El-Bekare (284-286)

Surej El-Hashr (17-24)

Hyrje në shkencën e texhvidit

Vokalet

 

Viti II

 

Njësitë mësimore:

Njoftim me plan programin e vitit II

Përsëritje e materialit të vitit I

Leximi i 10 faqeve të para të secilit xhuz

Mësimi përmendësh i sureve:

Prej sures En-Nebe’ deri te sureja Ed-Duha

Mësimi përmendësh i ashereve:

Sureja Jasin – faqja e 3 dhe e 4,

Sureja El-Bekare (183-186)

Sureja Ali Imran (144-148)

Zgjatja (med-di) dhe llojet e med-dit

Rregullat e nunit sakin dhe tenvinit

Përforcimi i materialit

 

Viti III

             Njësitë mësimore:

            Njoftim me plan programin e vitit III

Përsëritja e materialit të vitit II

Leximi i 10 faqeve të fundit të secilit xhuz

Mësimi përmendësh i sureve:

Sureja Mulk – pjesa e parë

Sureja Muz-zem-mil

Sureja Mud-deth-thir

Sureja Kijameh

Sureja Insan

Mësimi përmendësh i ashereve:

Sureja El-Bekare (197-202)

Sureja El-Isra (1-7)

Sureja Ali Imran (190-194)

Sureja En-Nur (32-40)

Sureja Jasin – faqja e 5 dhe e 6

Ndarja e Idgamit sipas veçorive të tij

Rregullat e mimit sakin

Kalkale

Lami shques

Shqiptimi i rëndë dhe i lehtë

Sekti

Sexhdeja tilave

Gabimi i qartë dhe i fshehtë

Mënyrat e lejuara dhe të ndaluara të leximit të Kur’anit

Vështrimi i shkurtër i historisë së texhvidit dhe Kiraetit

Përforcimi i materialit

 

Viti IV

             Njësitë mësimore

            Njoftim me plan programin e vitit IV

Përsëritja e materialit të vitit të III

Leximi i tërë Kur’ani Kerimit

Mësimi përmendësh i sureve:

Sureja Fet’h – faqja e parë dhe pjesa e fundit

Sureja Rahman

Mësimi përmendësh i ashereve:

Sureja Taha (1-8)

Sureja En-Nahl (120-128)

Sureja Ali Imran (100-109)

Sureja Fussilet (30-36)

Sureja El-Ahzab (40-48)

Sureja El-Haxh (34-38)

Sureja El-Bekare (152-157)

Përsëritja e texhvidit

Përgatitja për maturë