Drejtori

DR. ISLAM ISLAMI

EDUKIMI

I lindur me 13 gusht 1981 në Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut. Arsimin fillorë me sukses të shkëlqyeshëm e kreu në SH.F. ‘’LIRIA’’ – Shkup. Krahas arsimit fillor të obligueshëm ndjeki edhe mësim besimin fetar në mektebin e xhamisë Haxhi Muhjidin të lagjes Seravë. Pas përfundimit të arsimit fillorë në vitin 1996 u regjistrua në SHMI ‘’Medreseja Isa Beu’’ – Shkup, ku në vitin 2000 përfundon arsimin e mesëm fetar me sukses të shkëlqyeshëm. Pas përfundimit të arsimit të mesëm, për të përmbushur dëshirën dhe dashurinë e tij për diturinë, merr rrugën për të vazhduar studimet në Kairo të Egjiptit edhe atë regjistrohet në Universitetin Al-Az’har dhe në vitin 2005 përfundon studimet në Fakultetin e Usulu Dinit (Bazat e Fesë) – dega Filozofi Islame dhe Apologjetikë.

Rrugëtimin e dashurisë për diturinë e vazhdoi duke regjistruar studimet posdiplomike në një universitet tjetër me renome botërore edhe atë në Universitetin e Kairos dhe në vitin 2008 përfundon Specializimin në Shkencat Islame në këtë universitet, ndërsa në vitin 2011 përfundon Magjistraturën në drejtimin Filozofi Islame në po të njëjtin universitet. Temë punimi e magjistraturës ishte ‘’ ÇËSHTJA E NJOHJES NDËRMJET HARITH BIN ESED EL-MUHASIBIUT DHE EBU HAMID EL-GAZALIUT- studim komparativ’’.

Në vitin 2014 vazhdon studimet e Doktoratës në Universitetin e Europës Juglindore Fakulteti i Shkencave Shoqërore Bashkëkohore, drejtimi Shkencat Politike, ndërsa në vitin 2018 kurorëzohet me titullin Doktor i Shkencave Politike me temë ‘’ EGJIPTI NDËRMJET SHEKULLARIZMIT ETATIST DHE ISLAMIT POLITIK’’.

PËRVOJAT PËRKATËSE

2003-2007: Punon në Radio Televizionin e Egjiptit, përkthyes nga gjuha arabe në gjuhën shqipe si dhe udhëheqës i emisionit ‘’Ju flet Kairo’’.

2008 – 2010: Përkthyes gjatë takimeve diplomatike në bashkëpunim me ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut Kairo.

2012: – Ligjërues në Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup,

– Anëtar në Komisionin e Punimeve të Deskriptorëve të Fakultetit Shkencave Islame – Shkup,

– Anëtar në Komisionin për Punimin e Diplomave,

2013 – 2023: Profesor në Medresenë “Isa Beu” në Shkup.

2014: I dërguar zyrtar në emër të BFI-së në shtetet Skandinave

2021: Emisioni fetar IKRE, Anëtarë i Redaksisë së Revistës Hëna e Re në Kuadër të Bashkësisë Fetare Islame në RMV.

2022: Përfaqëses i Bashkësisë Fetare Islame në Këshillin Nacional për Eurointegrime .

2023: Në maj të vitit 2023 pranon detyrën Drejtor gjeneral i SHMI ‘’Medereja Isa Beu’’ – Shkup .

 

PUBLIKIMET

· “Religion Factor In International Relations: The Case Of U.S. Foreign Policy After The Cold War, First International Conference On Humanities “The Spiritual Quest In Humanities”, 11 – 13 May Tirana, Albania 2012.

· “Koncepti i Gazaliut mbi dashurinë, me theks të veçant mbi dashurinë ndaj Zotit”, Përmbledhje Punimesh 3, Bashkësia Fetare Islame në kuadër të Fakultetit të Shkencave Islame Shkup, 2012.

· “The Concept of Recognition Between Postmodern Philosophers and Islamic Mystics” International Scientific Conference “Socio-Cultural Issues and Challenges of Contemporaneity” State University of Tetova, 18-19 October 2013.

· “The Role of Religious Leaders in the Region of Reka During the 19th and 20th Century”, Institute “Max Van Der Stoel” Reka And Upper Reaka’s Albanians, International Scientific Conference, December 14 Mavrovo 2013.

· “The role of the AKP Party in Turkey’s democratization process in the early 21st century”, “Democracy in times of Turmoil, A multidimensional approach”, Albania – Durres 22-23 November 2013.

· “Corruption in Macedonia: Challenges and Solutions”, First Sarajevo International Conference on “Global Crisis and Countries in Transition”, Sarajevo, June 2014.

· “Ferit Vokopola’s Religion and National Contribution for the Albanian Cause”, Islam in Southeast Europe – Past Reflections and Future Prospects, Universiti Brunei Darussalam, 2014.

· “Medreseja Meddah dhe ndikimi i saj në shoqërinë Shkupjane ndërmjet dy Luftërave Botërore”, The Social Iife of Albanians in Skopje and Surroundings Between the Two Worlds Wars, A scintific conference, 14-15 October, Skopje, 2015.

· “Political History of Modern Egypt and its Implications in the Egyptian Society” Education & Sustainable Development: the future we are Creating, International Conference, Tetovo 18-20 November 2016.

· “Political History of Modern Egypt and Challenges Ahead” , Third Sarajevo International Conference, “Irregular Migration towards EU and Ballkan Countries”, Sarajevo, April 2017.

· “Këndvështrimet e Gazaliut mbi qasjen pragmatike dhe mistike ndaj Zekatit”, Hëna e Re, Nr-308, Maj 2017.

· “Imam Ghazali : A Transtemporal Scholar And Wiseman” Edukata Islame, Revistë Shkencore, Kulturore Islame Tremujore, nr.117, Prishtinë 2019.

· “Turkish Diplomacy in the Balkans Region During the 1990s”, Template for the International Conference: 30-the Anniversary of the Fall of Communist System, Organized by Swedish-Kosovo Scientific Institute (SKSI) in cooperation with University for Business and Technology (UBT) 22 November Pristine, 2019.

· “Quran Memorization (Hifz) in North Macedonia Between Formal and Informal Education” Univers – Revistë Shkencore Kulturore, Tiranë 15 Prill 2020.

· “Israja dhe Miraxhi” – Porosi dhe aktualitet bashkëkohorë, Panel Shkencor, Bashkësia Fetare Islame e RMV, 26 Shkurt, Kumanovë 2021.

· “Religious Tolerance in the Republic of North Macedonia – the Case of Islamic Religion Community (IRC) and the Macedonian Orthodox Church (MOC)”, TWMCC Webinar Series, Muslims in Southeast Europe: History, Indigenization and New Comunities, 17 April, 2021.

· Pjesëmarrës edhe në disa konfereca të ndryshme ndërkombëtare si dhe redaktor i disa librave shkencorë.

· Dhe shumë artikuj të publikuara në Revistën HANA E RE.

 

– Dr. Islam Islami është i martuar dhe është prind i tre vajzave.

– Dr. Islam Islami është njohës i disa gjuhëve edhe atë: Gjuhën Shqipe, Gjuhën Maqedone, Gjuhën Arabe, Gjuhën Angleze dhe Gjuhën Turke.