Duaja e 13-të hatmeve të Kur’anit dhe Letra faleminderuse e banorëve te Hasanbegut dhe te Straçincës

Duaja e 13-të hatmeve të Kur’anit dhe Letra faleminderuse e banorëve te Hasanbegut dhe te Straçincës

Medreseja “ ISA BEU ” në Shkup, në bashkëpunim me Riasetin e BFI-së dhe Myftininë e Shkupit, me nderime fetare duke kënduar trembëdhjetë Hatme të Kur’anit Famëlartë nga nxënësit e Medresesë, këndimit të Kelimei teuhidit i përcjellur me ashere, kaside dhe dua, ditën e Premte më 09.09.2016 me fillim në ora 12:30 min, para namazit të Xhumasë, në xhaminë “Mustafa Pasha “ në Shkup, përkujtoi merhumët të cilët humbën jetën e tyre nga përmbytjet e 06 Gushtit në lagjen Hasanbeg të Shkupit.

Duke e lutur Allahun e Mëshirshëm për shpirtin e tyre në praninë e Drejtorit të Medresesë H. Ibrahim ef. Idrizi i cili njëherit mbajti edhe fjalën e rastit , Myftiu i Shkupit H. Rexhep ef. Jusufi, Myftiu i Tetovës H. Qani ef. Misimi, kolegiumi i profesorëve, nxënësit e medresesë sëbashku me institucionet fetare në vend,  u solidarizuam duke e ndarë dhimbjen bashkë me xhematin dhe familjarët të cilët i humbën të dashurit e tyre.

Ky veprim tepër fisnik dhe qëllim mirë u vlersua pozitivisht nga të pranishmit në xhami sidhe opinioni i gjërë.

Në shenjë respekti dhe falenderimi për Ju nxënës të dashur, në Medrese na ariti një letër falenderimi nga vet familjarët dhe banorët e Hasanbegut, Straçincës, Haraçinës dhe më gjërë.

Drejtoria e Medresesë sëbashku me bashpuntorët profesional dhe kolegiumin e profesorëve është tepër mirnjohëse për punën tuaj, duke e llogaritur se plani mësimor në realizimin e programit edukativo arsimorë po reflekton një shembëlltyrë për të tjerët dhe dëshmon qart se aty ku kultivohen vlerat morale, pikërisht aty mund të hasim ndërgjegjen e pastër dhe vetëdijen e lartë.

Kjo iniciativë e Juaja, përpos që ka nderuar emrin e Institucionit tonë shkollorë, njëherit keni nderuar edhe familjet e Juaja të cilët ndër dekada e ndihmojn dhe e mbështesin këtë Institucion të shenjtë, Medresenë “Isa Beu” në Shkup.

111