Edhe nje Hafiz i ri ne Medresen Isa Beu

Tradita e Medresantëve nuk ka të ndalur, dhe për këtë Islami në trojet tona po mbijeton me këta njerëz. Kontributi i Medresantëve në sfera të ndryshme u ndërtua mbi urdhëresat fetare dhe kombëtare për ruajtjen jo vetëm të indentitetit të tyre individual, por edhe të identitetit fetare e kombetarë. Më datë 13 maj 2015 u bë promovimi i hafizit më të ri nga Shkupi Ferat Plakaj , njëkohësisht edhe nxënës i Medresesë ” Isa Beu ” -Shkup.

Padyshim se ky lajm na bën të ndjehemi krenare neve si Medresantë dhe si pjestarë të këtij institucioni burimor të hafizave dhe teologëve. Hafizi lindi më 18.05.1997 në fshatin Vizbeg të Shkupit. Mësimet e para i mori në shkollën fillore “Hasan Prishtina” në Shkup. Që kur ishte fëmijë ëndrra e tij dhe e familjes ishte që të rregjistrohet në një shkollë ku mësohet dhe praktikohet Islami. Me mbarimin e shkollës fillore ai përfundimisht vendosi që të rregjistrohet në Medresenë ” Isa Beu ” në Shkup, dhe me këtë u realizua ëndrra e tij fëmijërore dhe familjare.

Gjatë mësimeve si Medresant ai u tregua tepër i suksesshëm dhe gjëja që më së shumti mireshte ai ishte leximi i Kur’anit fisnik. Dashuria ndaj Kur’anit dhe shoqërimi i tij me Hafizat e Medresesë, e stimuluan atë që t’ia fillojë nxënies së Kur’anit përmendësh. Ferat Plakaj hifzin e filloi më 02.02.2014 tek kujdestari i tij i klasës prof.Hafiz.Shafi ef. Osmani ku vazhdimisht ka qenë i ndëgjuar.

Gjatë mësimit të hifzit ai nuk e la anash edhe mësimin e lëndëve shkollore. Mbarimi i hifzit u bë me datë 17.12.2014 dhe pas disa muajsh përseritjesh që bëri, u formua komisioni i ndëgjimit të Hafizit nga Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame i emëruar me prof.Hafiz.Shafi ef. Osmani, prof.Hafiz.Sheval ef. Azizi, prof.Hafiz.Muharem Loki. Koha e ndëgjimit u caktua nga data 09.03.2015 ( e Hënë) ne Medresenë ” Isa Beu ” -Shkup dhe vazhdoi deri më datë 13.03.2015 (e Mërkurë).

Gjatë ndëgjimit treditorë në objektin e Medresesë përfaqësuan të gjithë nxënësit,profesor të Medresesë, profesor të Fakultetit të Shkencave Islame si dhe familjarë. Duaja e Hifzit u caktua më date 13.03.2015 (e Premte) ku përfaqësues ishin: Kryetari i Bashkësisë Islame Reis Ul Ulema Haxhi Sulejman ef. Rexhepi, Muftiu i Shkupit Ibrahim ef.Shabani, Drejtor gjeneral i Medresesë “Isa Beu” Ibrahim ef. Idrizi, Kryeimam i Shkupit Sabahudin ef.Osmani, këshilli edukativo arsimor i Medresese, nxënës si dhe familjarë .

Programi filloi me një asher nga nxënësi Besim Azemi, më pastaj mori fjalën kryetari i komisionit të Hifzit prof.Hafiz.Shafi ef.Osmani, njekohesisht edhe Mualim i Hafizit te ri, i përshëndeti të pranishmit për prezencen e tyre dhe ne pika te shkurtëra tregoi për mesimet permanente të hafizit, pas përfundimit te fjalimit filluan me ndëgjimin e xhuz’it të fundit (30). Pas mbarimit të xhuz’it u kënduan disa Ilahi nga kori i Medresesë dhe më pastaj iu dha fjala përshëndetëse drejtorit të Medresese Ibrahim ef.Idrizi ku njëkohësisht në emër të këshillit edukativo arsimor hafizit të ri i uroj shëndet dhe suksese në ndërtimin e personalitetit të tij si dhe i dhuroi si mirënjohje një shumë të hollash që do ti shërbejë gjatë jetës.

Pas mbarimit të Drejtorit të Medresesë fjala përshendetëse iu dha Kryetarit të Rijasetit të Bashkësisë Fetare Islame Reis Ul Ulema Haxhi Sulejman ef.Rexhepi,ku gjatë fjalimit të tij , e uroi hafizin për arritjen e tij, dhe gjatë ligjëratës që mbajti, ai ceku se në këtë kohë neve na u është dhënë liria e të mësuarit të Fesë Islame, ngase më parë të parët tanë kanë viktimizuar veten, vetëm e vetëm për t’ua mësuar të tjerëve mësim besimin Islam dhe mbollën farën e Islamit që ajo të lulëzojë në të ardhmen, pikërishte në kohën kur ne po jetojmë.

Me mbarimin e ligjëratës së shkurtë, Kryetari i Bashkësisë Islame ia dhuroi diplomën e Hifzit Hafizit të ri dhe se si shpërblim ai i dhuroi një Kur’an që kishte pranuar gjatë një Konference të mbajtur ne tokat Arabe. Si për fund, surpriza e papritur nga Kryetari i Bashkësisë Islame për Hafizin dhe për të gjithë të pranishmit ishte: shkuarja e Hafizit më të ri nga Shkupi ne Dubai, në garat Botërore që do ta përfaqësonte shtetin e Republikës së Maqedonise, Bashkësinë Islame, Medresenë, si dhe të gjithë Muslimanët që jetojnë në këtë vend.

Kjo suprizë i mahniti të gjithë të pranishmit dhe papritmas u ndëgjuan duartrokitjet falenderuese ndaj Kryetarit të Bashkësisë Islame. Dhe si për fund duanë e Hifzit e bëri Muftiu i Muftinisë së Shkupit Ibrahim ef.Shabani

[nggallery id=50]