Me datë 16.04.2015 SH.M.I. Medreseja Isa Beu Paralelja e Vajzave në Shkup hapi ekspozitën tradicionale për hir të ditëlindjes së Muhammedit a.s. e cila do të zgjasë tre ditë.
Për të bekuar këtë manifestim prezent ishin strukturat më të larta të BFI-së në krye me Shkelësin e tij Reis el Ulema i BFI-së H. Sulejman ef. Rexhepi, myftiu i Shkupit Ibrahim Shabani, drejtori gjeneral i Medresesë së Isa Beu Ibrahim ef. Idrizi, sekretari i Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup mr. Argëtim Saliu, Kryetari i Shoqatës së Ulemave Rexhep ef. Ziberi, profesoresha, studente, nxënëse dhe mysafir të shumtë.
Për të bekuar këtë manifestim kori i vajzave kishte përgatitur disa Ilahi dhe poezi me të cilët e begatuan këtë manifestim.
Për të dhënë formën e duhur manifestimit, fjalën kryesore e mbajti Kryetari i Bashkësisë Islame në Maqedoni H. Sulejman ef. Rexhepi i cili përkujtoi fjalët e Muhammedit a.s “Allahu është i bukur dhe e do të bukurën”, vërtet arti është pjesë e kulturës sonë. Përgëzoj nxënëset e Medresesë Isa Beu të cilat përskaj mësimeve dhe obligimeve kanë gjetur kohë për tu marrë me një punë tjetër.
Puna është obligim i menjëhershëm pas besimit në Allahun xh.sh. Një falënderim i veçantë ju takon edhe profesoreshave të kësaj shkollë, të cilat janë marrë me këtë aktivitet.
Në vazhdim të fjalimit H. Sulejman ef. Rexhepi theksoi që dje ishte dita më e gëzueshme për mua dhe për gjithë muslimanët në Maqedoni. Fakulteti i Shkencave Islame u akreditua. Por edhe më e gëzueshme do të jetë dita kur do ta zyrtarizojmë Medresenë Isa Beu në Shkup e cila është shumë afër në këtë drejtim dhe po punohet që të finalizohet kjo nismë.
Stafi i Medresesë Isa Beu – Paralelja e vajzave Shkup kishin përgatitur nga një dhuratë – punim dore, për Kryetarin e BFI-së H. Sulejman ef. Rexhepin dhe për drejtorin Ibrahim ef. Idrizi, të cilat ua dhuruan gjatë këtij manifestimi.
[nggallery id=51]