Kërkesë për ndihmë Medresesë

Drejtuar: Qendrave Islame në Diasporë

Lënda: KËRKESË

Marrë parasysh se Shkolla e Mesme Islame “Medreseja Isa beu” Shkup është e vetmja shkollë e mesme në vënd dhe në regjion që nuk merr asnjë ndihmë materiale nga buxheti i shtetit edhe pse pjesëmarrës të këtij buxheti janë edhe popullata muslimane në Maqedoni, u drejtohemi Qendrave Islame në Austri, Gjermani, Itali, Shtetet Skandinave si dhe Qendrave Islame SHBA dhe Kanada që me mundësitë e tyre të ndihmojnë Internatin e Medresesë, në të cilin banojnë rreth 300 nxënës, të cilët tri herë në ditë ushqehen në restorantin e internatit.

Siç shihet, kjo kërkesë nuk u dërgohet Qendrave Islame në Zvicër nga se këta qendra disaherë i janë përgjigjur kërkesës së OH HILAL e cila vepron në kuadër të BFI-së, për të ndihmuar skamnorët dhe të varfërit e vendlindjës.

Ky apel për të ndihmuar SHMI Medresenë Isa Beu bazohet në kërkesën e Drejtorisë së Medresesë në të cilën potencohet nevoja e madhe për artikujt ushqimor, për të cilat ka nevojë restoranti i internatit e që janë: vaj ushqimor, patate, groshë, lakra, oriz, sheqer, kripë, makarone, etj. Ndërsa, mjetet higjenike janë: detergjentet e ndryshme për mirëmbajtje të higjenës dhe larjen e enëve, sapun, shampon, etj.

Duke shpresuar se Qendrat Islame, ku në shumicën e tyre nëpunësat fetarë janë nxënës po të kësaj Medreseje, do të japin kontributin e tyre për t`i dalë në ndihmë institucionit arsimor islam, e lusim Allahun e Madhërishëm që kontributdhënësit t`i shpërblejë me dhuratat e Tij të pakufishme.

 

Reisul-Ulema i BFI-së                                                                                       Vesselamu alejkum,  
H. Sulejman ef. Rexhepi

_______________________________________________________________________________________________________

Drejtuar: Muftinive të BFI-së

Lënda: KËRKESË

Marrë parasysh faktin se Shkolla e Mesme Islame “Medreseja Isa beu” Shkup është e vetmja shkollë e mesme në vënd dhe në regjion që nuk merr asnjë ndihmë materiale nga buxheti i shtetit edhe pse pjesëmarrës të këtij buxheti janë edhe popullata muslimane në Maqedoni, e duke u bazuar në kërkesën e Medresesë Isa Beu, Ju drejtohemi me kërkesë që të ndihmoni me artikuj ushqimor internatin, respektivisht restorantin, në të cilën banojnë dhe ushqehen tri herë brenda ditës rreth 300 nxënës.

Artikujt e nevojshëm janë: vaj ushqimor, patate, groshë, lakra, oriz, sheqer, kripë, makarone, etj.

Ndërsa, mjetet higjenike janë: detergjentet e ndryshme për mirëmbajtje të higjenës dhe larjen e enëve, sapun, shampon, etj.

Duke shpresuar në të vetmin burim financiar të Medresesë e ai është popullata muslimane e vendit se edhe kësaj rradhe do të japin kontributin e tyre për t`i dalë në ndihmë institucionit arsimor islam, e lusim Allahun e Madhërishëm që kontributdhënësit t`i shpërblejë me dhuratat e Tij të pakufishme.

 

Reisul-Ulema i BFI-së                                                                                       Vesselamu alejkum,  
H. Sulejman ef. Rexhepi