Kuizi dhe Manifestimi i Ditëlindjes së Pejgamberit s.a.v.s ne Medresenë Isa Beu-Shkup

Kuizi dhe Manifestimi i Ditëlindjes së Pejgamberit s.a.v.s ne Medresenë Isa Beu-Shkup

Falemderimi dhe Lavdërimi I takon vetem All-llahut xh.sh. Ate e Falenderojme dhe vetem prej Tij ndihme dhe falje kerkojme, ndersa salatet dhe selamet e perzemerta ia dergojme njeriut me te dashur, njeriut me me vlerë ne ruzullin tokësor, Muhammed Mustafasë s.a.v.s., paqja meshira dhe begadite e All-llahut Fuqiplote qofshin mbi te, familjes se tij, shokeve te tije dhe gjithe muslimanëve anembanë botës.
Allahu Fuqiplotë ne Kur’anin Famelartë ne nje ajet thotë keshtu:

وَما أَرسَلناكَ إِلّا رَحمَةً لِلعالَمينَ     –     “Ne ty te derguam meshirë për gjithë botët”

IMG_0897

Si çdo vit edhe kete vit Medreseja Isa Beu-Shkup me datën 22.12.2015 organizoi manifestim me rastin e ditelindjes se Pejgamberit s.a.v.s., ku në kuadër te këtij manifestimi Medreseja e Isa Beut organizoi edhe kuizin vjetor. Para se te filloj kuizi qe mbahet per çdo vit, Drejtori i Medresesë Isa Beu- Shkup, Ibrahim ef Idrizi, mbajti fjalën e rastit dhe mes tjerash tha: Falënderojmë te madhin All-llah i Cili ne Kur’anin e ndershem te dashurit te vet, Muhammedit s.a.v.s, i thotë, thuaj: ”Nese e doni All-llahun më ndiqni mua ashtu qe juve do t’ju don All-llahu dhe do t’ua falë mekatet, All-llahu eshte shumë fales dhe meshirues.
Paqja dhe begaditë e te Madhit All-llah qofshin mbi Muhammedin s.a.v.s i cili thoshte se nuk ka besim te plote ai tek i cili nukj jam une me i dashur se prinderit e tij, bijte e tij, dhe njerzia ne pergjithesi. Te nderuar profesorë, kolege, te dashur nxenes me lejoni ne kete rast t’ju pershendes me pershendetjen islame Esselamun alejkum ve rahmetullahi ve berekatuh, paqja, meshira dhe begatia e All-llahut Fuqiplote qofshin mbi të gjithë ne. Te nderuar me lejoni qe me kete rast te shenimit te kesaj date shume te rendesishme, te kandilit ndricues qe Medreseja Isa Beu vite me radhe tradicionalisht e shenon, së bashku edhe me degët e saja qe I ka te shtrira ne tere territorin e Republikës se Maqdonisë, në Shkup, Shtip, Tetovë e Gostivar. Kete ditë e shënojnë me aktivitete te ndryshme e te llojllojshme ne kuptim te asaj qe vete koha, data, rasti eshte padyshim lindja e kandilit ndricues, Pejgamberit s.a.v.s. Te nderuar te pranishem koha eshte pasuria me e madhe qe I eshte dhene njeriut ne mes te neteve, diteve dhe muajve ka periudha qe jane fitimtare, fetimprurse te rendesishme dhe me vlere te vecant . Po qe se keto periudha keto raste nuk I shfrytezojme ashtu siç duhet me siguri do te jemi ne humbje te madhe. Padyshim nga krijim I gjithesise se kesaj bote deri ne renimin dhe shkatrimin e kesaj bote koha me e mir me e rendesishme me me vler eshte ardhja e Muhammedit s.a.v.s., fillimi I krijimit ishte drita e tij, drita e gjithesisë dhe gjithcka cka ngerthen ne kete bote ne kete ekzistence eshte krijuar per ndere te Muhamedit s.a.v.s., ashtu siq thote All-llahu Fuqiplote ne nje hadith kudsij:”O I dashuri im po te mos ishte ti nuk do ta krijoja gjithesine”.
IMG_0926

Te nderuar te pranishem ne dhe muslimanet anekend botes e festojme e shenojme kete dite duke perkujtuar ardhjen e Pejgamberit s.a.v.s., jo ardhje e tij vetem ashtu si trup por ardhja e tij qe beni ndryshime ne ruzullin tokësor ne historinë e njerzimit, ardhja e tij vendosi principet e verteta mes njeriut dhe Krijuesit, adhurimin e drejt, vendosi parimet e rregullimit te raporteve të njerzve me te tjeret, vendosi parimet te rregullimit te raporteve me ambientin ku jeton, me vetveten dhe keshtu me radhe. Pasi qe kete manifestim e shenon Medreseja Isa Beu me rastin e ditelindjes se Muhammedit s.a.v.s., do te permendi mendimin e dietarit, Ahmed Behxhed i cili në veprën e tij All-llah fil-akidel-islamijje thote: “Sikurse muslimanet lekuren e tyre ta shtrojne ne fytyren e tokes qe ne te te hece Muhammedi s.a.v.s., nuk do te mund te themi e as te vertetojmë se ne e kemi plotesuar obligimin tone ndaj ketij njeriu, sikurse te mos kishe qene durimi ne veshtiresi dhe mundimet qe I beri ky njeri ne emër të All-llahut sot ne nuk do te dishim e as nuk do te njihnim All-llahun xh.sh. Ai thotë se kete liber ia perkushtoj ketij kandili ndricues. Te nderuar te pranishem vellezer musliman te mundohemi ne si nexenes dhe si student, ate qe na e ka porositur Pejgamberi s.a.v.s., te mesojm dije, dija nuk fitohet per asgje tjeter, dija fitohet vetem per shkak te dijes per shkak te asaj se ajo te afron me Krijuesin tend prandaj Pejgamberi s.a.v.s., qindra e qindra hadithe te veta I ka thene ne kuptim te kerkimit te dijes, ajo qe eshte më mbresëdhenese qe vazhdimisht duhet te kerkon diturin, kerkojeni diturin prej lindjes deri ne var, prej lindjes deri ne vdekje qe nenkupton asnjehere perpjekjet tona nuk duhen te ndalen kur eshte ne pyetje kerkimi I dijes. “Dija kerkohet per shkak te dijes”. Drejtori Ibrahim ef. Idrizi ne fund me rastin e kesaj dite ia uroj edhe Kryetarit te Bashkesis Fetare Islame te Republikes se Maqedonisë Reisul-Ulemas H.Sulejman ef. Rexhepi, per çmimin qe i ndau Akademia e Shkenca shqiptare qe mori çmimin “Imazhi i Kombit”, duke dashur nga All-llahu qe t’I jepe edhe me teper force e shendet qe te jete edhe me I sukseshem per mbare shoqërinë muslimane ne Republiken e Maqedonise. Dhe ne fund Drejtori Ibrahim Idrizi I uroj suksese garuesve te kuizit dhe ai qe eshte me i miri le te del fitues.

IMG_0909Kuizi qe u mbajt ne kuader te kesaj feste,filloji me leximin e disa ajeteve te Kur’anit Famelarte nga Hfz.Ajdin Aliu, kuizi u perbente nga kater grupe nga kater nxenes, kuizi permbante tre kategori dhe secila kategori ka pasur nga 12 pyetje dhe sicila pyetje I ka patur nga 3 pike. Ne kategorin e pare dhe te treten permban lendet fetare, ndersa ne te dyten shkencore. Fitues te vendit te pare ne kuiz ishin nxensat e grupit A: Denis Ramadani, Mevlan Limani, Harbin Osmani dhe Ariton Zeqiri. Dhe ne fund kuizi perfundoi me leximin e disa ajeteve Kur’anore nga Hfz.Jasin Abdullahu dhe duanë e bëri Profesori I nderuar Prof.Hamza ef Hasani.Shpresojme se kësi lloje aktivitetesh do te vazhdojnë edhe me tutje dhe në fund te gjithë muslimanëve Medreseja e Isa Beut- Shkup ua uronë këtë ditë madhështore.

Shoqata e nxënësve te “Medresesë Isa Beu”

Pergaditi:
Emin Ismail- IV-b

 

IMG_0899IMG_0883IMG_0933IMG_0917IMG_0871IMG_0949IMG_0948IMG_0957IMG_0981IMG_0975IMG_0980 IMG_0998