Kur’ani Fisnik dhe muaji i Ramazanit

Kur’ani Fisnik dhe muaji i Ramazanit

Për Muajin e Ramazanit mund të flitet nga pikëpamje të ndryshme: shpirtërore, kulturore, letrare, sociologjike etj. Kjo është për arsye sepse dhuratat e ramazanit janë aq të shumta sa që është e pamundur të përmblidhen dhe sepse kanë forcë dhe ndikim të tillë shpirtëror në jetën e muslimanëve, që nuk mund të matet me asnjë muaj tjetër.

Thjeshtë, ditët e ramazanit të bekuar janë të veçanta, jo të zakonshme . Drita e ramazanit të bekuar veçanërisht derdhet në zemrat dhe shpirtrat e besimtarëve, të cilat kënaqësinë e vet e gjejnë në adhurimin e  Allahut xh. sh.  Për vlerat dhe virtytet shpirtërore të Muajit të Ramazanit është thënë dhe shkruar shumë sosh. Është vështirë të thuhet, apo të shtohet diç e re në këtë aspekt. Megjithatë, për hir të ardhjes së këtij Muaji të Bekuar e Madhështor dhe mysafirit më të dashur në shtëpitë dhe zemrat e muslimanëve, është i dobishëm përkujtimi në disa vlera dhe virtyte të cilat e veçojnë nga muajt e tjerë. Sepse, fjala është për muajin më të ndershëm dhe muajit të vetëm emri i të cilit përmendet në Kur’an. Në të janë shpallur Libri më i Ndershëm, robit më të përzgjedhur të Allaht. Muaji I Ramazanit në të cilin është shpallur Kur’ani, Kur’ani fisnik e don Ramazanin dhe, po ashtu, Ramazani e do Kur’anin ata jane miq dhe te dashur te mire ndermjet veti .Ne lidhje me kete , Allahu I madherishem thote:

“(Ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramadanit që në te (filloi të) shpallet Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). …“. (El-Bekare, 185).

Allahu i madhëruar me këtë ajet e veçon Muajin e Ramazanit , ndër muajit e tjerë, e ka zgjedhur për shpalljen e Fjalës së Vet – Kur’anin Madhështor. Dhe pikërisht në këtë muaj, në muajin në të cilin ka filluar shpallja e Kur‘anit, I Madhërishmi e ka përcaktuar ibadetin e agjërimit dhe me këtë i ka dhënë muajit vend të veçant. Pra, në këtë muaj njerëzia është dhuruar me dhuratë të jashtëzakonshme nga Krijuesi i tij – me Kur’ani Kerimin, i cili është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të mirës nga e keqja). Këtë dhuratë të çmueshme na solli robi më i zgjedhur i Allahut, felajmëruesi Muhammedi a.s., i cili është “vulë e pejgamberëve” dhe pejgamberia e të cilit do të vazhdojë deri në Ditën e Gjykimit. Me ibadetin e agjërimit ne i shprehim falënderimin tonë Krijuesit në dhuratën e Kur’anit dhe në dhuratën e dërgimit të Muhammedit a.s., i cili është “mëshirë për të gjitha botërat.” Këtë e bëjmë edhe me veprimin sepse në Muajin e Ramazanit kujdes të veçantë i kushtojmë Kur’anit, për çdo ditë shoqërohemi me të duke e lexuar dhe duke menduar për urtësitë dhe dispiozitat e tij të cilat janë udhëzues dhe sekrete të sukseseve, fuqisë dhe shpëtimit në këtë dhe në Botën tjetër. Ramazani i bekuar është rast i jashtëzakonshëm që rishtrazi të ballafaqohemi me Kur’anin dhe ta verifikojmë raportin tonë ndaj Fjalës së Allahut.

Muhamedi [ s.a.v.s] e mesonte Kur’anin se bashku me Xhibrilin [ a.s] ne mujin e Ramazanit,e degjonte ate, e meditonte, e lexonte,analizonte mesimet dhe dobite e tij, jetonte me thirrjen e tij, e qetesonte zemren e tij ne njohurite e tij dhe merrte nga pasuria e tij .

Me te vertete agjeruesi duhet qe te nderlidhe agjerimin e tij me leximin e Kur’anit, pasi ai ka zbritur ne kete muaj, andaj edhe duhet qe te jetoje kete muaj ne mes te agjerimit dhe leximit te Kur’anit. Allahu [x.sh]  thote :

 Ne e zbritëm atë (Kur’anin) në natën e Kadrit.( El –Kadr , 1)

“Ata që lexojnë librin e Allahut, e falin namazin dhe nga begatitë që ne u kemi dhënë japin fshehtazi e haptazi, ata shpresojnë në një fitim që kurrë nuk humbet. Që Ai (Allahu) do t’ju plotësojë shpërblimin e tyre, e edhe do t’ju shtojë nga mirësia e Tij, vërtetë Ai është Mëkatfalës dhe shumë Mirënjohës”. (Fatir 29-30)

Leximi I Kur’anit gjate muajit te Ramazanit ka nje shije ,ndjenje dhe kenaqesi te vecante. Ai ka gjalleri dhe mesime te vecanta gjate ketij muaji.

Kur’ani fisnik gjate muajit te Ramazanit eshte njomesi per gjuhen, qetesi per shpirtin dhe arome per frymemarrjen.

Leximi I Kur’anit gjate muajit te Ramazanit na tregon per rendesine e  tij, per kohen e zbritjes dhe per kujdesin e madh qe kishin te paret tane ndaj librit te Allahut, andaj ne vete leximin e tij ngerthen ne vete edhe historikun e tij. Kurani Famëlartë së pari fton njerëzit ta njohin Allahun dhe ti besojnë atij. Në këtë libër janë dhënë edhe dispozitat përkatëse mbi besimin e fesë islame, ritet, moralin dhe ligjet fetare. Kurani na informon në lidhje me unitetin dhe veçoritë e Allahut, jetën në botën e amshuar, parajsën dhe ferrin. I drejtohet mendjes së njeriut dhe i bën thirrje për të menduar thellë në lidhje me krijimin e tij dhe harmoninë e universit. Përkujton në ekzistencën e dimensionit metafizik që tejkalon njohjen njerëzore. Në ajetin e 29-të të sures Sad në lidhje me këtë thuhet kështu: “(Ky është) Libër i begatshëm, Ne ta shpallëm ty këtë, që t’i studiojnë argumentet e tij dhe që të marrin mësim prej tij ata që kanë mend”.

Muhammedi (a.s.) në një hadith (thënie) të tij duke tërhequr vëmendjen në këtë drejtim ka thënë: “Ai person që lexon (këndon) Kuranin dhe që plotëson kërkesat e tij, është së bashku me engjëjt e nderuar”.  Hadithi tjeter “Më i miri mes jush është ai që e mëson dhe ua mëson të tjerëve Kuranin”, Muhammedi (a.s.) ka inkurajuar mësimin e Kuranit. Ndërkaq personin, i cili nuk di përmendësh asnjë gjë prej Kuranit, e paralajmëron duke e ngjasuar me “shtëpi të rrënuar”.

Abdullah Ibn Abasi radijallahu anhu, transmeton se Muhamedi alejhi salatu ve selam, ka thënë:
“Ai që nuk ka në zemër asgjë nga Kurani është porsi një shtëpi e shkatërruar”. (Sahih, Tirmidhiu)

Thënë shkurt, Kurani Famëlartë për myslimanët është udhërrëfyesi i jetës.

Hadithe të shumta, që kanë të bëjnë me leximin dhe studimin e Kuranit, konfirmojnë se Pejgamberi i fundit ka dashur të përqendrojë vëmendjen e gjithë myslimanëve në rëndësinë e madhe të asaj mjeshtërie, e cila duhet të bëhet pjesë përbërëse e jetës së tyre të përditshme.

“Kush e këndon Kuranin me saktësi, bën pjesë në shoqërinë e melaqeve të ndershme dhe të mira, ndërsa ai që gjatë tij (këndimit) belbëzon dhe e lexon me mundim, për këtë ka dy dhurata. Dhurata është sipas masës së angazhimit.” Në këtë hadith Pejgamberi (a. s.) përmend dy kategori të recituesve të Kuranit: ata të shkathëtit, të cilët këndojnë rrjedhshëm, dhe të tjerët të cilët e këndojnë me vështirësi, sepse ndoshta merren më rrallë me këtë, dhe gjatë leximit belbëzojnë. Lexues të shkathët të Kuranit janë ata të cilët e lexojnë me urtësi, pa kurrfarë vështirësie, dhe secilën shkronjë, secilën fjalë dhe fjali e shqiptojnë drejt dhe çiltër, sipas rregullave të gjuhës arabe dhe disiplinës së posaçme të Kuranit, e cila quhet texhvid. Ashtu e ka kënduar Muhamedi (a. s.) Kuranin në bazë të shpalljes së pranuar. E ka kënduar me zë, që ta dëgjojnë edhe të tjerët dhe gjithë këtë ta mësojnë. Duke e ditur se do të ketë edhe lexues të atillë të Kuranit, të cilëve edhe përkundër mundit të madh që kanë dhënë, nuk do t’u shkojë për dore që Kuranin ta lexojnë rrjedhshëm, sipas rregullave të njohura. Në hadithin e lartësuar nuk është përmendur kurrfarë dallimi mes të lexuesit, i cili e kupton atë që e lexon dhe atij që nuk e kupton. Prej kësaj lehtë mund të përfundojmë se këtu qëllimi kryesor është nxitja e besimtarëve që të shoqërohen me Kuranin sa më tepër nëpërmjet leximit, sepse kjo është një prej mënyrave të shumta edhe për mbajtjen e lidhjes me Allahun (xh. sh.)

Transmetohet në hadithe të vërteta nga Muhamedi salallahu alejhi ue selem se ka thënë mbi vlerën e leximit të Kuranit: “Lexojeni Kuranin, se ai do të vijë ndërmjetësues në Ditën e Kiametit për ithtarët e tij.” (Transmeton Muslimi)

Ibën Mesudi transmeton nga Muhamedi, paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi të: “Kush lexon Kuran, për çdo shkronje  i ka nga dhjetë sevape. Nuk them se elif lam mim është një shkronjë, por elif është shkronjë, lami është shkronjë dhe mimi është shkronjë.” (Tirmidhiu)

Uthmani, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmeton nga Muhamedi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, se ka thënë: “Më i miri prej jush është ai cili e mëson Kuranin dhe ua mëson të tjerëve.” (Buhariu)

Të parët tanë të mirë, kur vinte Ramazani, i hapnin mus’hafët dhe i kushtoheshin vetëm leximit të Kuranit, me endje.
Imam Maliku gjatë muajit të Ramazanit nuk angazhohej me diçka tjetër, vetëm me leximin e Kurani Kerimit dhe e ndërpriste mësimin e njerëzve në xhami dhe dhënien e fetveve, duke thënë se ky është muaji i Kurani Kerimit.

Shtëpitë e te pareve tane gjatë muajit të Ramazanit ngjasonin me shushurimen e bletëve, shndritnin nga Kurani dhe mbusheshin me kënaqësi shpirtërore nga leximi i Kuranit dhe e lexonin atë me texhvid (lexim me të gjitha rregullat, lexim të drejtë e të plotë), ndalonin në çudirat e tij, qanin nga këshillat e tij e gëzoheshin nga përgëzimet e tij, frikësoheshin nga kërcënimet e Tij dhe vepronin sipas urdhrave të tij dhe ndaleshin në kufijtë e tij.

Eshte vertetuar nga Ibn Mesudi r.a se ai ishte duke lexuar fillimin e kaptines En- Nisa ne prani te profetit [s.a.v.s ]dhe se kur arriti tek fjala e Allahut te Madherishem : E si do te jete gjendja nese vijme nga cdo Ummet me deshmitare, ndersa ty te sjellim deshmitare te tyre…”,Profeti [s.a.v.s ] i kishte thene : Mjafte tani ! Ibn Mesudi [r.a ] tregon se kur e kishte kthyer koken ,kishte pare Profetin [s.a.v.s] dukr qare .Ai ishte shume i dashur, andaj edhe qante ngase degjonte fjalet e te Dashurit te tij .

Po ashtu, eshte vertetuar se Profeti [s.a.v.s] kishte degjuar Ebu Musa Eshariun [ r. a] ,ndersa te nesermen i kishte thene : ‘’ Sikur te me shihje mbreme derisa te degjoja se si e lexoje Kur’anin, me te vertete te eshte dhene nje ze melodik prej zerave te familjes se Davudit.’’ Ndersa Ebu Musa Eshariu[ r.a] i kishte thene : ‘’Sikur ta dija qe ishe duke me degjuar, do te kendoja edhe me bukur.’’

Kuptimi i pergjithshem i kesaj eshte se ai do ta zbukuronte edhe me shume zerin e tij gjate leximit te Kur’anit ne menyre qe zeri i tij melodik te ndikonte edhe me shume dhe te linte gjurme edhe me te medha ne shpirtin e Profetit [ s.a.v.s ] .

Ebu Dherr El-Gifar, radijallahu anhu, transmeton:
“Thashë, o i dërguarii Allahut më këshillo? Tha: Të këshilloj ta keshë frikë Allahun se kjo është gjëja kryesorë. Thash: Më shto: Tha: Lexoje shumë Kuranin, sepse ai është nur për ty në tokë, e krenari për ty në qiell”. (Ibn Hiban)

Abdullah Ibn Mesudi, radijallahu anhu, transmeton se Muhamedi alejhi salatu ve selam, ka thënë:

“Me të vërtetë Kurani është banketi (ku ka mirësi të shumta) i Allahut. Mësoni prej tij sa të mundeni. Me të vërtetë ky Kuran është litari i Allahut i cili është tepër i fortë dhe kurrë nuk këputet, është dritë e qartë, është shërim i dobishëm, është mbrojtje për atë që kapet pas tij, është shpëtim për atë që e ndjek. Kuranit kurrë nuk i shterojnë misteret e tij, lexojeni sepse Allahu ju shpërblen me mirësi kur e lexon atë me dhjetë sevape për çdo germë”. (Sahih, Hakimi)

Ebu Musa El-Esh’ari, radijallahu anhu, transmeton se Muhamedi, alejhi salatu ve selam, ka thënë:
a.) Shembulli i besimtarit i cili lexon Kuranin është si shembulli i portokallit që ka aromë të mirë dhe shije të këndshme,
b.) Shembulli i besimtarit i cili nuk e lexon Kuranin është si shembulli i hurmës që shijen e ka të mirë por nuk ka aromë,
c.) Shembulli i munafikut që lexon Kuran është si basili që aromën e ka të mirë por shijen e ka të keqe,
d.) Shembulli i munafikut që nuk e lexon Kuranin është si shembulli i Handhales (pemë e egër) që shijen e ka të keqe dhe nuk ka as aromë”.(Buhariu dhe Muslimi)

Ebu Hurejra, radijallahu anhu, ka thënë:
“Në atë shtëpi që lexohet Kurani jeta ka gjallëri, shtohet mirësia dhe prezantojnë melaqet dhe largohen shejtanët. Ndërsa në atë shtëpi që nuk lexohet Kurani vështirësohet jeta, pakësohet hajri, largohen melaqet dhe prezantojnë shejtanët”.
Qëllimi kryesor i Kuranit është që njerëzit t’i udhëzojë në rrugën e drejtë të Allahut të Lartësuar.
Kurani Kerimi është dritë, shërim për zemrat, dituri, kulturë, argument i qartë.
Kurani Kerimi është jetë dhe shpëtim, shkëlqim për shpirtrat, shpërblim dhe forcim.
Kurani është mësim hyjnor, ligj i Allahut, urtësi e përjetshme.

Kurani është themeli mbi të cilin ndërtohet lumturia e këtij umeti islam. Është rruga e krenarisë dhe përmes së cilës arrihet madhështia. Nuk ka rrugë tjetër përmes së cilës arrihet shpëtimi në këtë botë dhe në botën tjetër. Andaj është obligim për ne ta shtojmë përkushtimin ndaj Kuranit dhe të jetojmë me të.

 

Prof. Resmije Xh. Sait

 

COMMENTS