Lajmërim: Protestë kundër vendimit të qeveris për ndërtime në truallin e Burmali xhamisë

Bashkësia Fetare Islame (BFI) ka paralajmëruar organizimin e një proteste masovike më 15 mars, e premte, kundër vendimit qeveritar për ndërtimin e dy objekteve në truallin e Xhamisë Burmali.

Protesta do të zhvillohet në sheshin kryesor të Shkupit, aty ku një shekull më parë ka qëndruar Xhamia Burmali.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat, BFI ka informuar se vendimi për protestën bazohet në vendimin e Riasetit që mban datën e 5 shkurtit.

Vetëm ndërprerja e punimeve në këtë vend, sipas BFI-së, mund ta anulojë këtë protestë.