Maturantet e Medresesë Isa Beu vizitojnë Falkutetin e Shkencave Islame

Maturantet e Medresesë Isa Beu vizitojnë Falkutetin e Shkencave Islame

Fakultetin e Shkencave Islame sot e vizituan një delegacion nga Medreseja Isa Beu në Shkup, paralelja e vajzave, të udhëhequr nga drejtori, prof. Ibrahim ef. Idrizi, koordinatorja Mr. Nurtene Shehi- Sakipi, profesoreshat Ajsel M. Selam, Resmije Xhaferi, Hyrijet Ganiu dhe Munevere Murtezi, së bashku me maturantet e gjeneratës së tetë.
Delegacioni në fjalë u pritë nga dekani i fakultetit Doc. Dr. Faredin Ebibi, referentët Lejla Zekir dhe Zekirja Metushi.

Të pranishmit u njoftuan me procesin arsimoro-shkencor të Fakultetit. Gjatë bisedës u theksua edhe akreditimi i programit studimor të Fakultetit, si dhe për mundësitë e regjistrimit në vitin e ri akademik 2017/18.

Delegacioni vizioti objektin e Fakultetit dhe pati mundësi të drejtpërdrejt të takohen me studentët, parlamentin studentor, si dhe me stafin akademik dhe administrativ të FSHI-së.

 

COMMENTS