Maturantët e Medresesë vizituan Reisul Ulemanë

Maturantët e Medresesë vizituan Reisul Ulemanë

Sot me datë 02.05.2017 Reisul Ulema h.Sulejman ef. Rexhepi priti në takim disa Maturant të Medresesë Isa Beu – paralelja e djemve Shkup dhe nga Medreseja Isa Beu – paralelja e vajzave Tetovë të shoqëruar nga disa profesor.

Qëllimi i takimit ishte dorëzimi i ftesës së maturës, mbarimit të medresesë, ku maturantët shprehën dëshirën e tyre që Reisul Ulema të jetë prezent në këtë natë të fundit të tyre.

Reisul Ulema falenderoi për vizitën dhe shprehi gatishmërin e tij që të jetë prezent në natën e fundit të tyre, gjithashtu Reisul Ulema foli edhe për rolin që ka luajtur Medreseja dhe Fakulteti i Shkencave Islame.

Në fund  Reisul Ulema u ndau nga një kopje të botimeve të fundit të Rijasetit.

COMMENTS