Mbi 215 medresantë diplomuan në Medresenë Isa Beu (2018/19)

Mbi 215 medresantë diplomuan në Medresenë Isa Beu (2018/19)

Shkolla e Mesme Islame Medreseja Isa Beu, përmbylli me sukses edhe një vit shkollor. Kjo përmbyllje u kurorëzua sot (04/ 07/ 2019) me shpërndarjen e diplomave për maturantët e kësaj vatre të diturisë. Sot 215 nxënës u pajisën me diplomën e shkollës së mesme. Në këtë ceremoni prezantuan Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi me bashkëpunëtorët e vet, të gjithë myftitë e BFI-së, Drejtori i përgjithshëm i Medresesë Isa Beu  Prof.Ibrahim ef. Idrizi, kryetari i kuvendit të BFI-së Fadil ef Ramadani, Dekani i FSHI-së Prof. Dr. Shaban ef. Sulejmani, Koordinatorët e paraleleve të shtrira të Medresesë Isa Beu , profesorë dhe profesoresha, prindër dhe shumë miq dhe dashamir të kësaj vatre edukativo-arsimore.

Ky manifestim filloi me ashre nga nxënësi i medresesë hafiz Hamza Neziri, programin e udhëhiqi sekretari i medresesë Lutfi Nexhipi.

Të pranishmëve iu drejtua Drejtori i Shkollës së Mesme Islame Medreseja Isa Beu, Prof. Ibrahim ef. Idrizi, i cili duke folur mbi rolin e kësaj vatre arsimore në arsimimin e gjeneratave të ndryshme dhe duke ofruar shifra e fakte, veç të tjerash nënvizoi:

“Përmes një pune të palodhshme, duke tejkaluar çdo sfidë dhe probleme të natyrave të ndryshme, Medreseja jonë, që nga themelimi i saj e deri më sot, ka nxjerrë mbi 2830 nxënës të diplomuar, me të cilët me të drejtë mburremi sot për karrierën e tyre që kanë ndërtuar më vonë por që bazën e kanë pikërisht në njohuritë e përfituara nga Shkolla jonë e mesme Islame”.

Me fjalë rasti të pranishmëve iu drejtua edhe Reisul Ulema i BFI në RM, H. Sulejman ef. Rexhepi, i cili duke e shprehur kënaqësinë e veçantë për të gjitha ato suksese kolosale të arritura nga ana e kësaj vatre arsimore, sidomos në përgatitjen e kuadrit për nevojat e BFI-së por edhe për nevojat e mbarë myslimanëve dhe shoqërisë së gjerë të vendit, ai theksoi se

“Ky sukses është i Medresesë sonë, por edhe i organeve të tjera të BFI-së, lirisht mund t’i përshkruhet vetëm unitetit dhe bashkëpunimit tonë të sinqertë. Kemi punuar bashkërisht për Medresenë dhe për Fakultetin e Shkencave Islame te ne, kemi punuar që të prodhojmë kuadro që do të jenë pandarë, kuadrove që dalin nga të tjera vatra të dijes dhe, me të drejtë mund të konstatojmë se, uniteti ynë është garancë se mund ti tejkalojmë të gjitha barrierat që na dalin përpara drejt avansimit të jetës sonë fetare islame. Ju uroj shëndet e suksese, kurse nxënësit e gjeneratës nga kjo Medrese por edhe nga ato të shtrira nëpër qytetet e tjera, i shpërblej me regjistrim gratis në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup. Le të jetë kjo dhuratë edhe një stimul më tepër për gjeneratat e tjera që vijnë”, tha veç tjerash Kryetari i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi.

Ky manifestim u bë edhe më madhështor me punën e palodhshme të sesionit të hifzit i cili në dekadën fundit del nga një hafiz në këtë vatër por këtë vit kemi tre hafizler që kanë mbaruar hifzin pran Muhafizit prof. Shafi Osmani. Kryetari i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi bëri ndarjen e çertifikatev të hifzit dhe i shpërbleu me nga një komplet librash nën autorësinë e tij “Për fe dhe atdhe”

COMMENTS