Medreseja Isa Beu është edhe Shkollë e Hifzit

Medreseja Isa Beu është edhe Shkollë e Hifzit

Sot në lokalet e Medresesë Isa Beu- Paralelja e Vajzave në Shkup filloi ndëgjimi i hifzit te Kur`anit nga nxënseja e vitit të Katërt Tuba Ibish para komisionit të përbërë nga prof. hfz. Nehal Bajrami (Muhafize e nxënses), Prof. hfz.Shafi Osmani (Kryetar). Prof. hfz.Sheval Azizi ( antar).

Për ta nderuar këtë gëzim institucional dhe famljare, prezent ishin Drejtori i përgjithshëm i Medresesë Isa Beu Prof. Ibrahim ef.IDRZI , Muftiu I Muftinisë së Shkupit Prof. Rexhep ef.Jusufi, Koordinatorja e Degës së Vajzave Mr.Nurtene Shehu Sakipi,  Mesimdhenëset e Medresesë, Prindët e hafizes,nxënëset dhe shumë miq e dashamir të kësaj vatre edukative arsimore.

Para fillimit të provimit të hifzit, përveç Koordinatores , fjalën e rastit e pati Drejtori i Medresesë  Prof. Ibrahim ef.Idrizi i cili të pranishmit i përshëndeti në emër të Reisul Ulemase të BFI-së Sulejman ef.Rexhepi si edhe në emër të Drejtorisë dhe Stafit të mësimdhënësve të Medresesë duke i uruar hafizes suksese në ditët e provimit në vazhdim, me shpresë se do të radhitet në mesin e pjesëtarëve më të ndershëm të Ummetit Muhammed a.s.

Ndëgjimi i hifzit do të vazhdoj nesër dhe pasnesër,respektivisht me datën 21 dhe 22 të muajit mars në xhaminë e Mustafa Pashës në ora 13.00 . Më në fund hafizes i urojm suksese dhe mirësitë e të Madhit Zot qofshin me ate dhe familjen e saj…

 

 

COMMENTS