Medreseja Isa Beu fillon me manifestimet e saja me rastin e përcjelljes së maturantëve

Medreseja Isa Beu fillon me manifestimet e saja me rastin e përcjelljes së maturantëve

Me datë  03.05.2017 (e merkurë)  Medreseja Isa Beu – paralelja e shtrirë e vajzave Tetovë përcolli gjeneratën e X me radhë. Në këtë manifestim mori pjesë kreu më i lartë i BFI-së  Reisul ulema Haxhi Sulejman efendi Rexhepi, drejtori i përgjithshëm i Medresesë Isa Beu Prof. Ibrahim Idrizi, muftiu  i Tetovës Dr. Qani Nesimi, dekani i FSHI-së ne Shkup Dr. Faredin Ebibi, muftit e muftinive të BFI-së , koordinatorët e paraleleve të medresesë, profesorët dhe profesoreshat e medresesë, nxënes dhe student, prind dhe shume miq e dashamir të kësaj vatre edukativo arsimore.

Manifestimi u përcoll me një program të begatshëm artistik, me fjalët e veta përshëndetse u paraqitën koordinatori i paraleles Prof. Beqir Memeti , muftiu u muftinise së Tetoves Dr. Qani Nesimi dhe drejtori i pergjithshëm i Medresesë Isa Beu Prof. Ibrahim Idrizi, kurse fjalën e rastit e mbajti Reisul ulema Haxhi Sulejman efendi Rexhepi.

Të gjithë maturanteve të gjeneratës së X të kësaj paralele ju dëshirojm shëndet dhe suksese në rrugtimin e tyre të mëtutjeshëm të dijes.

Ndërsa nesër Medreseja Isa Beu – paralelja e vajzave Shkup përcjell gjeneratën e VIII me radhë në ora (11:00), ndërsa në ora (16:00) Medreseja Isa Beu – paraleja e vajzave Gostivar përcjell gjeneratën e VI. Me datën 05/05/2017 Medreseja Isa Beu Qendër pëcjell gjeneratën e XXX ndërsa , paralelja e djemve në Shtip përcjell gjeneratën e IX.

            

 

COMMENTS