Medreseja Isa beu fiton bursë për trajnime në modelin “Nansen”

Qendra për Trajnim pranë QDN Shkup është dedikuar që të ofrojë trajnime teorike dhe praktike për modelin “Nansen” për arsimim të integruar (MNAI) dhe të sigurojë zhvillim profesional të mësuesve, profesorëve, pedagogëve, psikologëve, inspektorëve të arsimit dhe drejtuesve të shkollave.

Duke u bazuar në eksperiencën pesë vjeçare nga zhvillimi dhe themelimi i arsimimit të integruar të mesëm dhe fillor në Maqedoni, ekipi i Qendrës për Dialog Nansen Shkup në bashkëpunim me ekspertë dhe institucione relevante përpiloi një pako të trajnimeve të nivelit bazik dhe të avancuar të cilat do të ju mundësojnë shkollave dhe punonjësve të sektorit të arsimit të arrijnë potencialin e vërtetë në fushën e arsimimit të integruar.
Me rastin e Konferencës Rajonale të Qendrës për Trajnim pranë QDN Shkup në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonis në ekspozitën e projektit si përfaqsueses i “Medresës Isa Beu” në Shkup, profesori Burim Rexhepi ne këtë konkurs fitoi bursën, tema kryesore është se si të përdorin mësimin e integruar në mësimdhënie nëpër shkolla ne nivel republikan.
burim burim1