Medreseja Isa Beu në garat Kur’anore Ballkanike triumfon me 5 çmime të fituara si dhe me një çmim special

Medreseja Isa Beu në garat Kur’anore Ballkanike triumfon me 5 çmime të fituara si dhe me një çmim special

Garat e Kuranit në nivel të medreseve të Ballkanit,u mbajtën në Kosovë dhe të organizuara nga Medreseja e Mesme “Alauddin”. Gjatë këtyre ditëve në këto gara morën pjesë nxënës dhe nxënëse të medreseve të Ballkanit nga Kosova, Shqipëria, Turqia, Maqedonia, Mali i Zi, Kroacia, Bullgaria dhe Sanxhaku dhe patën rastin të shfaqin talentin dhe performancën e tyre në leximin-këndimin e Kuranit.
Kjo është gara e parë që u organizua në nivel ballkanik dhe nga të gjithë pjesëmarrësit u falënderuam Bashkësinë Islame të Kosovës dhe medresenë Alauddin si nikoqire për këtë organizim kaq madhështor.
Garuesit i vlerësoi komisioni profesional I përbërë nga: Abdullah Al Muhibi (Arabi Saudite), Osman Egini (Turqi), hfz. Safet Hoxha (Kosovë), hfz. Shafi Osmani (Maqedoni) dhe hfz. Irfan Maliqi (Novi Pazar).
Gjithashtu Medreseja Isa Beu mori pjesë në këto gara kuranore me disa nxënës dhe nxënëse që e përfaqsonin medresenë në nivele të ndryshme.
Në garën për hifz në pesë xhuza vendin II-të e mori hfz. Jasin AbdullaI, ,hfz Burim Amdiu mori vendin e II-të në garën për tre xhuza ndërsa në nivelin për lexim të lire Ismet Selimi e mori vendin e III-të.
Ndërsa nga ana e vajzave në nivelin e garës në hifz për 5 xhuza vendin e III-të e mori Elvira Halimi paralelja e vajzave Tetovë, ndërsa në nivelin e garës hifz në xhuzin e 30 Selma Asani paralelja e vajzave Gostivar mori vendin e III- të.
 
Vlen të përmendet se Abdullah Al Muhibi nga Arabia Saudite ose ndryshe organizatori i këtyre garave, nxënëses së Medresesë Isa Beu – Paralelja e vajzave Shkup Elma Osmanovska viti 4 nga Kërçova , u shpërblye me një çmim special , kryerjen e Umres dhe Haxhxhit ,si motivim për vazhdimin e të mësuarit e hifzit si dhe ju dhurua një pako me ujë te Zemzemit.
Ndërsa si pjesmarës në këto gara nxënësit Almir Murati ,Nexhva Imeri paralelja e vajzave Shkup dhe Yllzana Abdiu paralelja e vajzave Tetovë u dekoruan me mirnjohje për pjesmarje në këto gara.
Të gjithë pjesmarësve që morën pjesë në këto gara, Medreseja Isa Beu iu dëshiron shëndet dhe suksese të mëtutjeshme…

COMMENTS