Medreseja Isa Beu – paralelja e shtrirë e vajzave  Gostivar përcolli gjeneratën e VI

Medreseja Isa Beu – paralelja e shtrirë e vajzave Gostivar përcolli gjeneratën e VI

Sot me datë 04/05/2017  (e enjte) Medreseja Isa Beu – paralelja e shtrirë e vajzave Gostivar përcolli gjeneratën e VI me radhë. Në këtë manifestim mori pjesë kreu më i lartë i BFI-së Reisul ulema Haxhi Sulejman efendi Rexhepi, drejtori i gjeneral i Medresesë Isa Beu Prof. Ibrahim Idrizi,kryetari i komunës së Gostivarit z. Nevzat Bejta , kryetar i komunës së Vrapçishtit z. Bajram Kadrija ,muftiu i muftinisë së Gostivarit njëherit edhe kordinator i paraleles Prof Shaqir Fetahu , muftit e muftinive të BFI-së , koordinatorët e paraleleve të medresesë, profesorët dhe profesoreshat e medresesë, nxënes dhe student, prind dhe shume miq e dashamir të kësaj vatre edukativo arsimore.

Manifestimi u përcoll me një program të begatshëm dhe emocional , me fjalët e veta përshëndetse u paraqitën muftiu i muftinisë së Gostivarit Shaqir Fetahu, drejtori i gjeneral i Medresesë Isa Beu Prof. Ibrahim Idrizi, Kryetari i komunës së Gostivarit z. Nevzat Bejta, kurse fjalën e rastit e mbajti Reisul ulema Haxhi Sulejman efendi Rexhepi.

Në fund Reisul Ulema dhe drejtori i Medresesë Isa Beu  së bashku me Muftiun e Gostivarit ua ndanë maturanteve nga nje mirënjohje dhe trëndafil.

 

COMMENTS