Sot me datë 27/09/2017 Medreseja Isa Beu – paralelja e shtrirë Gostivar shënoi një datë historike me hapjen e objektit të saj të ri. Para përurimit të objektit u mbajt një manifestim të cilin e organizoi Medreseja Isa Beu – dega Gostivar ku aty pati poezi , këndim nga Kur’ani Famelartë si dhe ilahije të kënduara nga nxënëset e Medresesë
Në këtë solemnitet pjesmarës ishte edhe kreu më i lartë i BFI-së në RM Reisul ulema Haxhi Sulejman ef. Rexhepi , Drejtori Gjeneral i Medresesë Isa Beu Ibrahim ef. Idrizi ,Muftiu i Gostivarit njëherit edhe Koordinatori i paraleles së shtrirë në Gostivar Shaqir ef. Fetahu,Kryetari i Kuvendit të RM Z. Talat Xhaferi Kryetarët e komunave të Gostivarit dhe Vrapcishtit , Ministri i Shëndetsisë së RM , Muftitë e Muftinive të BFI-së, Dekani i Falkutetit të Shkencave Islame , pjesmarës nga skena politke në Vend , Mysafirë nga muftinitë e shtetit Shqiptar dhe atij Turk, drejtorë të shkollave të mesme dhe atyre fillore si dhe mysafrië të ndryshëm nga vendi dhe më gjërë.
Fjalë përshendetëse kishte Muftiu i Gostivari Shaqir ef. Fetahu ku falëmderoi të pranishmit për ardhjen e tyre në këtë soleminetet dhe ata të cilët kishin ndihmuar në hapjen e këtij objekti.
Gjithashtu fjalë përshendetëse kishte edhe Drejtori gjeneral i Medresesë Isa Beu Ibrahim ef. Idrizi ku ai theksoi se Medreseja Isa Beu është një ndër shkollat më të mira në vend me cilësi të lartë mësimi dhe edukimi për gjeneratat e reja.
Ai gjithashtu falemderoi të Pranishmit që nderuan Medresenë me pjesmarjen e tyre dhe falemderim të posaçëm për ata të cilët kanë kontribuar dhe vazhdojnë të kontribojnë në mirëmbajten e kësaj vatre edukativo-arsimore .
Fjalën e rastit e kishte Kryetari i BFI-së në RM Reisul Ulema Haxhi Sulejman ef. Rexhepi ku ai theskoi se kjo ditë është ditë historike jo vetëm për qytetin e Gostivarit, jo vetëm edhe për Muftininë e BFI-së së Gostivarit si institucion i BFI por për të gjithë Bashkësinë Islame në RM .
Ai gjithashtu theksoi se ky vend (objekt) do të jetë i përjetshëm në jetën e kësaj bote dhe vazhdimisht do të prodhon intelektuale që do të jenë të mira dhe frytdhënëse në shoqërinë tonë dhe besoj se nxënëset që do të diplomojn në këtë shkollë do të jenë edukatoret më të mira më të përsosuara për gjeneratat e reja.
Pas përfundimit të programit u bë edhe hapja e kësaj shkolle ku pjesmarësit vizituan objektin e Medresesë, ku aty edhe kishte disa dhurata për ata që kanë kontribuar për këtë vatër edukativo-arsimore.
COMMENTS