Medreseja Isa Beu – paralelja Tetovë përcolli gjeneratën e XI

Medreseja Isa Beu – paralelja Tetovë përcolli gjeneratën e XI

Me datë  02/05/2018 (e merkurë)  Medreseja Isa Beu – paralelja e shtrirë e vajzave Tetovë përcolli gjeneratën e XI me radhë. Në këtë manifestim mori pjesë kreu më i lartë i BFI-së  Reisul ulema Haxhi Sulejman efendi Rexhepi, drejtori i përgjithshëm i Medresesë Isa Beu Prof. Ibrahim Idrizi, muftiu  i Tetovës Dr. Qani Nesimi,Koordinatori i paraleles  së vajzave në Tetovë Prof. Beqir Memeti   muftit e muftinive të BFI-së , koordinatorët e paraleleve të medresesë, profesorët dhe profesoreshat e medresesë, nxënes dhe student, prind dhe shume miq e dashamir të kësaj vatre edukativo arsimore.

Manifestimi u përcoll me një program të begatshëm artistik, me fjalët e veta përshëndetse u paraqitën koordinatori i paraleles Prof. Beqir Memeti , muftiu u muftinise së Tetoves Dr. Qani Nesimi dhe drejtori i pergjithshëm i Medresesë Isa Beu Prof. Ibrahim Idrizi, kurse fjalën e rastit e mbajti Reisul ulema Haxhi Sulejman efendi Rexhepi.

Të gjithë maturanteve të gjeneratës së XI të kësaj paralele ju dëshirojm shëndet dhe suksese në rrugtimin e tyre të mëtutjeshëm të dijes.

    

 

COMMENTS