Medreseja Isa Beu përcolli gjeneratën e VIII të paraleles së femrave në Shkup

Medreseja Isa Beu përcolli gjeneratën e VIII të paraleles së femrave në Shkup

Me datë 04.05.2017 (e enjte) Medreseja Isa Beu – paralelja e shtrirë e vajzave Shkup përcolli gjeneratën e VIII me radhë. Në këtë manifestim mori pjesë kreu më i lartë i BFI-së Reisul ulema Haxhi Sulejman efendi Rexhepi, drejtori i përgjithshëm i Medresesë Isa Beu Prof. Ibrahim Idrizi, muftiu i Shkupit Prof Rexhep Jusufi , muftiu i Gostivarit Prof Shaqir Fetahu,dekani i FSHI-së ne Shkup Dr. Faredin Ebibi, muftit e muftinive të BFI-së , koordinatorët e paraleleve të medresesë, profesorët dhe profesoreshat e medresesë, nxënes dhe student, prind dhe shume miq e dashamir të kësaj vatre edukativo arsimore.


Manifestimi u përcoll me një program të begatshëm artistik, me fjalët e veta përshëndetse u paraqitën koordinatorja e paraleles Prof. Nurten shejhu Sakipi, muftiu u muftinise së Shkupit Prof. Rexhep Jusufi dhe drejtori i pergjithshëm i Medresesë Isa Beu Prof. Ibrahim Idrizi, kurse fjalën e rastit e mbajti Reisul ulema Haxhi Sulejman efendi Rexhepi i cili tha:“Të nderuara maturante BFI me gjithë institucionet e saj kan të drejt të krenohen me të gjithë juve. Muhammedi a.s ka thënë: dituria është testament i Islamit, andaj keni nderin që të keni këtë testament ta bartni mbi supet tuaja.” theksoi ef. Rexhepi, duke vazhduar me theksimin e rolit që ka luajtur medreseja Isa Beu.

Ju që mbaroni Medresen gjithmon keni treguar sukses dhe keni qenë shembullor se qëllimi i Medreses është edhe edukimi përveç arsimimit. Ju lutem të keni kujdesë mos të endeni nëpër botë për fakultet, sepse, tashmë ju keni fakultetin e shkencave islame në Shkup që plotëson të gjitha standardet, mbi të gjitha jeni në traditën, kulturën dhe civilizimin tuaj autokton”, tha veç tjerash efendi Rexhepi.

Të ndëruar maturante ju premtoj se vitin tjetër Medreseja do të ket një objekt të ri që do t’i plotësoj të gjitha kushtet. Theksoi për fund ef. Rexhepi.Në fund Reisul Ulema dhe drejtori i Medresesë Isa Beu  ua ndanë maturanteve nga nje mirënjohje dhe trëndafil.

COMMENTS