Medreseja Isa Beu përcolli numrin rekord të maturantëve

Me 07.05.2013 në Kapan An u realizua manifestim me rastin e përcjelljes së gjeneratës së IV të Medresesë Isa Beu- paralelja e vajzave në Shkup, në të cilin manifestim morri pjesë drejtori i Medresesë Isa Beu, Prof. Ibrahim Idrizi, myftiu i Shkupit, Ibrahim ef. Shabani, Dekani I FSHI, dr.Fahrudin Ebibi,profesor dhe profesoresha të kësaj paralele. Fjalë përshëdetëse kishin Dekani i FSHI-së, dr. Fahrudin Ebibi dhe myftiu i Shkupit, Ibrahim ef. Shabani të cilët shprehën mirënjohje për suksesin e arritur të kësaj paralele të vajzave dhe gjenratës që është në përcjellje dhe synon ecurin e edukimit dhe ndjekjes së niveleve më të larta arsimore dhe shkencore në të ardhmen. Në emër të Reis ul Ulemasë, H. Sulejman ef. Rexhepi, Drejtori i Medresesë Isa Beu, Prof. Ibrahim Idrizi kishte fjalën e rastin në shenjë shënimit të përvjetorit dhe të gjeneratës së katër gjegjësisht të kësaj paralele të vajzave.

Mes tjerash shprehi se: “Suksese në këtë vit jubilar për të arriturat dhe veprimtarisë së juaj madhështore si gjenerat e IV e kësaj paraleleje. Ju nuk keni mbaruar maturën e shkollës së mesme, por keni në dorë diturin e ardhmëris së ndritur të juaj. Femra e cila del nga ky institucion arsimor të shërbej si shembull për gjithë femrat që kanë profesione dhe mosha të ndryshme, shpresoj se ju do të jeni ajo drit që do të ndriçoj me pastërtin shpirtërore, morale dhe edukative.”

Përcjellja e maturantëve u bë edhe e gjeneratës së VI të paraleles së vajzave në Tetovë, i cili promovim u bë me 08.05.2013. në kët solemnitet morri pjesë drejtori i Medresesë Isa Beu i cili njëherit në emër të Reis ul Ulemasë shprehi: “ Për ju nuk ka mision më të lartësuar të jetësoni në përpikëshmëri fjalën e Allahut Fuqiplot dhe të stolisni jetën me praktikën e Muhamedi a.s. Dëshiroj që ju të jeni një brez intelektual ideor që do t’i prijni ndërtimit të jetës islame si formë e vetme shoqërore, kulturore, ekonomike dhe institucionale e cila din të vendos raporte ardhmërie dhe institucionale”.


Ndërsa me 09.05.2013 në qytetin e Gostivarit u promovua gjenerata e II e paraleles së vajzave. Në këtë solemnitet morri pjesë Reis ul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, sekretari i përgjithshëm i BFI-së, Afrim ef. Tahiri, myftiu i Gostivarit, profesor, etj. Në fjalën e tij të rastit ef. Rexhepi mes tjerash shtoi: “ Të gjithë ju që po diplomoni do të jeni padyshim shtylla dhe themeli mbi të cilën ngritet shoqëria njerëzore, arsimimi i juaj shpie njeriun kah udha e qytetërimit. Pozita e saj është përmirësuar me ardhjen e islamit si mesazh Hyjnor për mbarë brezat e shoqërisë në çdo anë të globit, andaj ky mesazh solli një frymë të re, atë të barazisë midis gjinive pa dallim”.
Vlenë të theksojmë se këtë vitë Medreseja Isa Beu përcolli 151 maturant, numër i cili nuk ka figuruar në të kaluarën në arkivin e kësaj shkolle dhe të institucionit më të lartë fetar, BFI.

VIDEO: Medreseja Isa Beu përcolli numër rekord të maturantëve
[vsw id=”YvVHn2bst5s” source=”youtube” width=”600″ height=”400″ ]
DISA FOTOGRAFI