Medreseja Isa Beu promovojë Hafizin e ri të Kur'anit të ndershëm.

“Ne Kur’anin e bëmë të lehtë për të kuptuar, a ka ndokush që mer këshillë?” (El-Kamer, aj.22)

Sot me datë 26.03.2013 Medreseja Isa Beu nxori edhe një hafëz të ri të Ku’ranit të ndershëm ku në mesxhidin e shkollës u bë dëgjimi i mbrojtjes së hifzit nga nxënësi i Medreses Isa Beu, Evzal Sinani nxënës i klasës IV.

Evzal Sinani hifzin e ka filluar në medresenë “Isa Beu”, para profesorëve të Kuranit, prof. Shafi Osmani dhe prof. Sheval Azizi dhe krahas suksesit të tij të shkëlqyeshëm që tregoi në mësime, arriti që me sukses të përfundojë edhe Hifzin.

Promovimi i hafëzit të ri është bërë para Komisionit të formuar nga Rijaseti i BFI, në përbërje të hafëzave: Hfz.Dr. Abaj Jahja, Hfz. Shafi Osmani dhe Hfz. Sheval Azizi.

Gjatë kësaj ceremonie të dorëzimit të diplomës së hifsit mori pjesë kreu më i lartë i Bashkësisë Fetare Islame në krye me Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi në shoqërinë e Sekretarit Gjeneral të Bashkësisë Fetare Islame H. Afrim ef. Tahiri si edhe Drejtori i Medresesë Isa Beu Prof. Ibrahim Idrizi me stafin edukativ arsimor. Me këtë rastë Drejtori i Medresesë falemenderoi prezencën e Kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame Reisul Uleman H. Sulejman ef. Rexhepi për respektin dhe nderin që në vazhdimësi ia bënë këtij instuticioni të vetëm edukativo arsimorë.

Pas përfundimit të vargjeve të fundit të Kuranit Famëlartë, në praninë e nxënësve të medresesë Isa Beu dhe stafit drejtues të kësaj vatre arsimore, Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi ia dhuroi Diplomën e Hivzit dhe një kopje të Kuranit Fisnik si dhe një libër personal, hafëzit Evzal Sinani duke i dëshiruar që të vazhdon ta mbrojë dhe kultivojë përjetësisht librin e Allahut Fuqiplotë dhe porosinë e Pejgamberit (s.a.v.s.) i cili siç transmetohet nga Othmani (r.a.) ka thënë: “Më i miri nga ju është ai i cili e mëson Kuranin dhe ua mëson të tjerëve.” (Buhariu)

[nggallery id=24]