Medreseja Isa Beu vizitohet nga Bashkësia Islame e Sërbisë

Medreseja Isa Beu vizitohet nga Bashkësia Islame e Sërbisë

Me datë 04/12/17 (E hënë) në percjellje të nikoqirit Reisul Ulemase te Bashkesise F.Islame h. Sulajman Rexhepi, Medresenë Isa Beu e vizitoi një delegacion i ardhur nga Rijaseti i Bashkësisë Islame të Sërbisë i udhehequr nga Reisul Ulema i BFI të Sërbisë Sead ef. Nasufovic, zv.reisin BI Nexhmedin ef. Sakipi i cili njëherit është Mufti i Bashkësisë Islame për PBM , drejtori i Medresesë Nadir ef. Daçiq dhe Rexhep ef. Shkreli etj.

Mysafirët u mirëpritën nga drejtori i pergjithshem i Medresesë Isa Beu Ibrahim ef. Idrizi , i cili me rastin e kesaj vizite mysafirët i njoftoj për rrjedhat dhe zhvillimin e këtij institucioni edukativ arsimorë gjatë periudhave të ndryshme historike deri në ditët e sodit .

Mysafirët,gjithashtu, gjatë kësaj vizite në mesxhidin e Medresesë u takuan me nxënesit e kësaj shkolle. Ne fillim nxënësve të Medresesë iu drejtua reisul ulema Haxhi Sulejman ef. Rexhepi me disa fjalë miradije dhe njoftoi për misafirët dhe qëllimin e vizitës së tyre. Gjithashtu me disa fjalë dhe këshilla me kete rast te kesaj vizite iu drejtua edhe Reisul ulemaja i Bashkesise Islame te Serbisë Sead ef. Nasufovic.

  

COMMENTS