Më datë 27.08.2015 në Medresenë Isa Beu, ishin mysafir kryetari i shoqatës joqeveritare të imamëve të diplomuar ONDER të R. së Turqisë Z. Halit Bekiroglu me disa bashkëpunëtorë. Z.Halit Bekiroglu, tregoi për shoqatën të cilën ai e drejton së ajo është themeluar që nga viti 1958, qëllimi i së cilës është avancimi i jetës fetare.
Nën ombrellën e kësaj organizate veprojnë edhe 400 organizata tjera. Të anëtarësuar në këtë organizatë janë mbi një milion imam të cilët veprojnë në R. e Turqisë. Gjithashtu, z. Bekiroglu potencoi se organizata ONDER ka marrë një iniciativë për bashkëpunim me shkollat fetare Medresetë që gravitojnë në Ballkan e më gjërë.
Ndërsa, drejtori i Medresesë Isa Beu Ibrahim ef. Idrizi, mysafirët i njoftoi shkurtimisht për historikun e Medresesë Isa Beu dhe rolin qe ajo ka luajtur dhe po luan në ngritjen e vlerave morale arsimore si edhe në ndërtimin e vetëdijes të një personaliteti të vyeshëm dhe kontribuues te gjeneratat e reja në vendin tonë dhe me gjërë ne regjion.
Gjithashtu ai i informoi se Medreseja Isa Beu ne dekadën e fundit ka zgjeruar rrjetin edukativo arsimor në disa qytete te R. Maqedonisë, në veçanti në hapjen e paraleleve për femra në Shkup, Tetovë, Gostivar.
Drejtori i Medresesë Ibrahim ef. Idrizi falënderoi mysafirët për vizitën që ia bënë Medresesë Isa Beu dhe tha se një bashkëpunim i këtij karakteri do të vazhdon edhe në të ardhmen.