Në kuadër të kuizit të diturisë i cili organizohet çdo vit nga na e shoqatës së nxënësve, në këtë vitë paralel me kuisin e diturisë u bë edhe këndi i mevludit dhe hatmes nga ana e nxënësve të medrese. Në këtë ceremoni para pranishmëve u paraqit drejtori i medresesë Prof. Ibrahim Idrizi i cili në fjalim e tij potencoj për vlerën e solidarizimit në Islam.
Solidariteti në këndvështrimin islam është vlerë mbarë njerëzore e cila duhet kultivuar në të gjitha rrafshet dhe me të gjithë njerëzit. Bashkëpunimi me njerëzit në atë që është e dobishme dhe kontributi në përmirësimin e gjendjes së shoqërisë, është vlerë universale që Islami e promovon para botës, thirr në të dhe identifikohet me të. Muhamedi a.s., e ka theksuar solidaritetin si vlerë të rëndësishme për muslimanin, e po ashtu, ai vetë me veprimet e veta, ka dhënë shembullin më të mirë për këtë gjë. Ai aq tepër ka folur dhe ka vepruar në drejtim të solidaritetit. Sa që me plotë të drejtë mund të quhet mësuesi më i madh i njerëzimit për solidaritet.
Në këto ditë të vështira të popullit të Shqipërisë lutjet tona i drejtojmë tek i Madhi Allah që shpirtrat e atyre që ndruan jetë t’i mëshiroj të lënduarit sa më shpejt t’i shëron familjeve durimin të jav forcon, ndërsa gjithë popullin në Shqipëri ta forcon dhe ta ruan rehatin e tyre shpirtërore.
“Dhe përgëzoji durimtarë, të cilët kur i godet ndonjë fatkeqësi thonë: Ne jemi të Allahut dhe ne tek Ai kthehemi. Të tillët kanë prej Zotit të tyre mirësi, falje, begati dhe mëshirë dhe ata janë, me të vërtetë të udhëzuarit” (Bekare: 156-157)
Ky manifestim përfundoj me ashere nga nxënësi i medresesë dhe krejt në fund një dua nga Prof. Hamza Hasani.
Gjithashtu edhe paralelet e shtrira për femra të Medresesë Isa Beu bashkë me profesoreshat e tyre lexuan hatme të Ku’ran-it Famëlartë për viktimat që humbën jetën në tërmetin që e goditi Shqipërinë, me lutje drejtuar të madhit Zot që ti mëshiron të vdekurit, ti shëron të lënduarit nga kjo fatkeqësi si edhe të jen durimtarë sepse nuk mundë të ndodhë asgjë pa caktimin e të madhit Zot…..






































































COMMENTS