Mirënjohje Drejtorit të Medresesë për 30 vjetorin e kësaj shkëndije të dijes

Për nder të 30 vjetorit të punës së Medresesë Isa Beu në shkup, drejtori i këtij instuticioni Zotri Ibrahim idrizi ka pritur në një takim të vaçant autorin e enciklopedisë kombëtare me dëshmoret e të tri luftave të UÇK-së Z. Afrim Mustafa. Me këtë rast drejtori i Medresesë Isa Beu ka theksuar se kjo vepër madhore kombëtare mbarshqiptare është pasuri e madhe për çdo shqiptar. Po ashtu drejtori ka apeluar që kjo vepër me rëndësi të vaçantë të përkrahët dhe të ndihmohet nga të gjithë.

Ndërsa autori i enciklopedisë kombëtare Bardhësitë e Atdheut z. Afrim Mustafa ka uruar institucionin e dijes së gjithanshëm shqiptare islame me rastin e punës 30 vjeçare . Poashtu redaksia e enciklopedis kombëtare e para dhe e vetmja në boten shqiptare ka falemenderuar drejtorin z. Ibrahim ef. Idrizin dhe Medresenë e Isa Beut për mikrpritje dhe bashkpunim vëllazerorë.

[nggallery id=48]

Redaksia e enciklopedisë kombëtare e ka nderuar edhe me një mirënjohje të veçantë drejtorin e Medresesë dhe institucionin qe ai e udhëheqë për mikrpitjen, bashkpunimin dhe përkrahjen e her pas hershme.

Në fund asistenti i autorit z. Bashkim Xhokli ka theksuar se Enciklopedia kombëtare me 2225 dëshmoret e të 3 luftrave të UÇK-së në Kosovë, Kosovë Lindore dhe Maqedoni është në proces edhe përkthimit në gjuhët e ndryshme të botës, në mënyr që e gjithë bota demokratike të njoftohet me heroizmin dhe flijimin e 2225 trimave atdhetar të të tri UÇK-ve