,,Pas çdo vështirësie vjen lehtësimi” Kur’an 94:6
Edhe pse ishin ndoshta 4 vite mjaft të gjata dhe të shoqëruar me lodhje, mund e sakrificë, sot më datë 24.06.2025 (e Martë), në mënyrë solemne u bë ndarja e diplomave për maturantët/et e Medresesë ‘’Isa Beu’’ Shkup, diploma të cilat vërtetojnë punën, mundin e dhënë dhe arritjen e suksesit të nxënësve-eve gjatë viteve në Medrese.
Programi i moderuar nga Sekretari, Prof. Avni Neziri, filloi me një ashere të lexuar nga nxënësi Hfz. Berin Çajani, ku më pas fjala përshëndetëse i takoi Drejtorit Dr. Islam Islami, i cili pasi përshëndeti të pranishmit, i uroi nxënësit për arritjet e tyre deri në diplomim në këtë vatër të arsimit dhe edukimit, ndërsa fjalë rasti pati Reisul Ulema H. Hfz. SHaqir ef. Fetahu, i cili përshëndeti të pranishmit, uroi të diplomuarit për arritjet e tyre, duke theksuar se modeli i një Medresanti është unik, si në dije, edukatë, mirësjellje dhe veprim, dhe se ky është modeli që i mungon Shoqërive të shumta të cilët në aspektin arsimorë, ekonomik, teknologjik dhe Shoqërorë janë të përparuar, ndërsa kan mungesë të madhe morale dhe shpirtërore.
Ndarja e diplomave u bë në objektin e SHMI Medreseja ‘’Isa Beu’’ në Shkup, ku prezent ishin një numër i madh i nxënësve dhe prindërve, ndërsa këtë solemnitet e begatoi edhe më shumë prezenca e kreut më të lartë të BFI në RMV, Reis Ul-Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu, Dekani i F.SH.I-së, Prof. Dr. Abdulxhemil ef. Nesimi, Muftiu i Tetovës Dr. Srlver Xhemaili, Muftiu i Gostivarit Sabaudin ef. Zendeli, Prodekani Dr. Ziber Lata, Drejtorë të sektoreve pranë Bashkësisë Fetare Islame, Koordinatorët e paraleleve të shtrira te Medresesë si ajo e Shkupit, i Tetovës, i Gostivarit dhe paraleles në Shtip.
Në fund së bashku me diplomat, u shpërndanë edhe komplet librash ,, Zani i nalt” për nxënësit më të mirë të gjeneratës:
Ne Qendër – nxënësi Ramazan Aliti
Paralelja e vajzave Shkup – Sara Demiri
Paralelja e vajzave Tetovë- Rufije Sulejmani
Paralelja e vajzave Gostivar- Hadise Bilalli
Paralelja e djemve Shtip – Suahan Arifovski
Vlen të potencojmë se Medreseja këtë vit ka përcjellë maturantë, të cilët në të ardhmen do të jenë në shërbim të jetës fetare e kombëtare të shoqëris në përgjithësi, e komunitetit Musliman në veçanti
Medreseja Isa Beu, si Institucion i vetëm i lloit të tijë në vendin tonë, me shekuj të tërë mbyt imjorancën, me shekuj të tërë rrit vetëdijen e shoqërisë, me shekuj ngroh dhe rrezaton zemrat tona me edukatë, dije të mirëfilltë Islame dhe moral të lartë.
Lusim All-llahun e Madhëruar që të diplomuarve, të ju jep shëndet dhe suksese të shumta në jetë.
Urime !



COMMENTS