Ndërron jetë medresantja, Bejtile Qaili

“Vertet,te Allahu jemi,dhe padyshim,tek Ai do te kthehemi”

13 dhjetor 2014, ndërron jetë nxënësja, Bejtile Qaili nga Kumanova. Pas një sëmundjeje të rëndë në të cilën ndodhej tash e disa muaj, ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Univerzitare, në Shkup. Lajmin e morëm nga familjarët e saj, se kjo ndërroi jetë në ditën e shtunë. Varrimi i të ndjerës u bë në fshatin e saj të lindjes, në Sllupçan, pas namazit të iqindisë. Në varrim ishin të pranishëm, drejtori i Medresesë Isa Beu, prof.Ibrahim Idrizi, profesorë, profesoresha, nxënëse si dhe një numër i madh i familjarëve, dashamirëve nga të gjitha viset e Maqedonisë. Pas përcjelljes së saj për në banesën e fundit, në shtëpinë e saj, u mbajt një program nga stafi i Medresesë Isa Beu, në të cilën u kënduan pjesë nga Kur’ani Famëlartë, dhe recitale të ndryshme. Gjithashtu edhe në ceremoninë e varrimit, drejtori Ibrahim Idrizi ka mbajtur fjalim dhe njëkohësisht u shprehi ngushëllime familjarëve për humbjen e madhe të vajzës së tyre.

Lusim All-llahun e Plotfuqishem ta shpërblen me Xhennetin Firdaus. Amin