Në mënyrë solemne Medreseja Isa Beu shpërndau diplomat e të diplomuarve të saj

Në mënyrë solemne Medreseja Isa Beu shpërndau diplomat e të diplomuarve të saj

Me datën 01.07.2020 në SHMI “Medreseja Isa Beu”, u bë shpërndarja e diplomave për maturantët e kësaj vatre të diturisë. Sot 172 nxënës u pajisën me diplomën e shkollës së mesme.                                 Në këtë ceremoni prezantuan U. d. Reisul Ulema i BFI-së, Hfz H. Shaqir ef. Fetahu me bashkëpunëtorët e vet, të gjithë myftitë e BFI-së, Drejtori i përgjithshëm i Medresesë Isa Beu Prof. Ibrahim ef. Idrizi, administratorët e paraleleve të shtrira të Medresesë Isa Beu , profesorë dhe profesoresha, prindër dhe shumë miq dhe dashamir të kësaj vatre edukativo-arsimore. Ky manifestim filloi me ashere nga nxënësi i medresesë hafiz Bejan Baki, programin e udhëhoqi sekretari i medresesë Mr. Lutfi Nexhipi. Të pranishmëve iu drejtua Drejtori i Shkollës së Mesme Islame Medreseja Isa Beu, Prof. Ibrahim ef. Idrizi, i cili duke folur mbi rolin e kësaj vatre arsimore në arsimimin e gjeneratave të ndryshme dhe duke ofruar shifra e fakte, veç të tjerash nënvizoi:“Përmes një pune të palodhshme, duke tejkaluar çdo sfidë dhe probleme të natyrave të ndryshme.

Me fjalë rasti të pranishmëve iu drejtua edhe U.d Reisul Ulema i BFI në RM, Hfz H. Shaqir ef. Fetahu, i cili duke e shprehur kënaqësinë e veçantë për të gjitha ato suksese kolosale të arritura nga ana e kësaj vatre arsimore, sidomos në përgatitjen e kuadrit për nevojat e BFI-së por edhe për nevojat e mbarë myslimanëve dhe shoqërisë së gjerë të vendit, ai theksoi se:    “Ky sukses është i Medresesë sonë, por edhe i organeve të tjera të BFI-së, lirisht mund t’i përshkruhet vetëm unitetit dhe bashkëpunimit tonë të sinqertë. Kemi punuar bashkërisht për Medresenë, kemi punuar që të prodhojmë kuadro që do të jenë pandarë, kuadrove që dalin nga të tjera vatra të dijes dhe, me të drejtë mund të konstatojmë se, uniteti ynë është garancë se mund ti tejkalojmë të gjitha barrierat që na dalin përpara drejt avansimit të jetës sonë fetare islame. Ju uroj shëndet e suksese, kurse nxënësit e gjeneratës nga kjo Medrese por edhe nga ato të shtrira nëpër qytetet e tjera, u shpërndau nga një komplet librash si dhe i shpërblej me regjistrim gratis në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup. Le të jetë kjo dhuratë edhe një stimul më tepër për gjeneratat e tjera që vijnë”,

 

COMMENTS