Në  Tetovë  u hap  ekspozita “Artet e Bukura” dhe program manifestues kushtuar ditëlindjes së Muhammedit Alejhi Selam

Në Tetovë u hap ekspozita “Artet e Bukura” dhe program manifestues kushtuar ditëlindjes së Muhammedit Alejhi Selam

Medreseja Isa Beu -paralelja e vajzave në Tetovë ,sot me datë 21 04.2017 me rastin e shënimit të ditëlindjes së Pejgamberit Alejhi Selam organizoi hapjen e ekspozitës “ Artet e Bukura”, të përgaditur nga nxënëset e kësaj paralele.

Në këtë manifestim present ishin Muftiu i Tetovës, Prof. dr. Qani Nesimi, i deleguari i Reisul Ulemasë Sekretari gjeneral i BFI-së Irsal Jakupi, ndërsa në emër të Drejtorit të Medresesë Porf.Ibrahim Idrizit prezent në këtë manifestim ishte sekretari i Medresesë Prof. Lutfi Nexhipi, Atasheu për cështje fetare pran ambasades se R. T z. Murat Alkan ,mësimdhënëse dhe mësimdhnësit e Medresesë, prindër, nxënëset dhe shumë mysafir dhe dashamirë të kësaj vatre edukative arsimore .

Me fjalimet e tyre përshëndetëse u paraqiten Myftiu i Tetoves , Prof. dr. Qani Nesimi, fjalë rasti mbajti sekretari i Medresesë Prof. Lutfi Nexhipi, dhe në fund fjalimin e rastit e mbajti i deleguari i Reisul Ulemasë H.Sulejman af. Rexhepi sekretari gjeneral i BFI –së Irsal ef.Jakupi.

Pas perfundimit te programit u bë përzgjedhja e punimeve më të mira ku tre vendet e para u shpërblyen me libra dhe të holla. Pas përfundimit pasoi manifestimi qendror ” Muhamedi simbol i Moralit” ku korri i kesaj medreseja u paraqit me recitime dhe ilahi.

 

COMMENTS