Njeriu i amanetit – Prof. Rexhep Jusufi

Njeriu i amanetit – Prof. Rexhep Jusufi

Bismilahi Rrahmani Rrahim

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra të fesë sonë të ndritur islame. Kam nderin në këto ditë të muajit të bekuar të Ramzanit, që shpresojmë të jetë shpëtim për ne dhe për gjithë ata që gjatë këtij muaji dhanë mundin e tyre për kënaqësinë e të madhit Zot ,dhe lutemi që t”ia kemi arritur qëllimit. Sonte kam një detyrë paksa specifike, sepse nuk është leht të japish një pasqyrë të plotë për një koleg dhe njeri të afërt , dashamirës të islamit, me të cilin ke punuar dekada e dekada. Kjo detyrë është e rëndë sepse duhet ti lësh anash të gjitha mangësit njerëzore që të kanë përshkuar gjatë veprimit të përbashkët në një institucion, sepse ne jemi njerëz dhe detyrimisht u jemi ekspozuar gabimeve. Zaten ne shqiptarët kemi dobësi, kur duhet të flasim për të afërmit tanë, sidomos kolegët, të cilëve duhet t’ua japin hakun në kuptimin pozitiv të fjalës. Mirpo është koha e fundit ne të proviniencës islame të nisim të vulosim në zemrat tona një konsideratë dhe një admirim për veprën e mirë te të afërmit tanë, sikur ajo vepër është vepër e jona, e jo vetëm e atyre për të cilët flasim..

Në aspektin logjik fetar islam dhe në aspektin mbarëcivilizues, objektiviteti në përshkrim është vyrtit, i cili e dallon atë që për tjetrin e thot atë, të cilën kishte dëshiruar ta thonë të tjerët për të, dhe nuk e thot ate të cilën të tjerët nuk kishte dashur ta thonë për të. Në këtë mënyrë plotësojmë praktikimin e pedagogut më madhor dhe më të spikatur në rruzullinë toksorë Muhamedin a.s.v.s. i cili na ka porositur që tjetrit t’ia dëshirojmë atë të cilën e dëshirojmë për veten, dhe të mos ia dëshirojmë atë të cilën nuk duam të na e dëshirojnë të tjerët.

Të ndëruar vëllezër e motra, miq dhe dashamir. Unë sonte do të mundohem të jap një paqsyrë të gjallë mbi jetën dhe veprën e vëllaut tonë professor Rexhep Jusufit, njohësit të gjuhës së Kur`anit, pra gjuhëtarit, pedagogut, mësimëdhënësit dhe më në fund drejtuesit të Muftinisë së Shkupit. Profesor Rexhep Jusufi është një përsonalitet që Krijuesi deshti ti jep jetë  me 20.03.1953 në fshatin Nerez të Epërm. I riu Rexhep Jusufi do të rritet në një ambient të shëndosh fetaro- islam.  Me kryrejen e shkollës fillore gjyshi do të interesohet që personaliteti i tij intelektual të zhvillohet në binarët e ngritjes islame. Ai duke parë karakterin studioz dhe korrekt të nipit do të bëj çmos që ai të fillojë edukatën elementare islame nën mbykqyrjen e Rafiz Efendiut në fshatin Rashçe. Kjo njohje elementare, me themelet e islamit të riun Rexhep Jusufin do ta ngazëllejë tej mase. Takimi me Kur’anin Madhështorë , takimi me edukatën e lartë islame që zbatoi më i dashuri i njerëzimit Muhamedi a.s. do të lënë vragë të  përjetshme në shpirtin e Rexhep Jusufit.

Nëse bëjmë një retrospektiv, mes edukatës së Rexhep Jusufit dhe të gjithë gjeneratës së asaj kohe  kundrejt kësaj të sodit, do të konstatojmë mbresa mahnitëse? Pse do të thoni? Sot islami falë veprimit të Medreses Isa Beu, ku ai kaloi pjesën më të dashur të jetës dhe veprimit të tij, dhe falë të arriturave të gjithëmbarshme të BFI-se, të rinjtë pa kurrfarë hezitimi sot i’a mësyejnë mësim besimit islam dhe ate me krenari të pashoqe. Mirpo, atëherë nuk ishte kështu! Islami në at kohë quhej edukatë prapanike që sjell prapambeturinë njërzore dhe kualifikohej me premisa anti arsimore shqiptare, dhe i njëjti duhej të mbetej vetëm në kuadër të traditës familjare. Në kohën kur profesor Rexhep Jusufi filloi mësimet e para, ka qenë shumë rëndë të njihet mjalti për shërimin e shpirtit dhe ushqimi më i shëndetshëm për arsimimin dhe kulturën njerëzore.

Profesor Rexhep Jusufi njohu mirësinë e këtij ushqimi dhe i tha vetes: ,,Unë jetën time do t’ia kushtojë mësim besimit për fenë e vetme të drejtë në fytyrë të tokës”. Dhe ashtu u bë? Në vitin 1975 u regjistrua në Univerzitetit islamik në Medinë në kursin për mësimin e gjuhës arabe. Pas përvetësimit njëvjeçar të gjuhës arabe, në v. 1976 regjistrohet në shkollën e mesme në të njëjtin Univerzitet dhe të cilën e kryen me sukses. Në 1980 vijon mësimet në fakultetin e gjuhës arabe të cilin e kryen në v.1985. Prof. Rexhep Jusufi është sdudenti i parë nga Maqedonija që ka mbaruar në Medine gjuhën arabe. Professor Rexhepi e kuptoi thellësisht se artikullimi i çështjeve fetare islame nuk mund të bëhet pa njohjen e gjuhës arabe. Fjalori logjik i terminologjisë kuranore, nuk mund të zbërthehet pa njohjen e gjuhës arabe. Shumëkuptimësia e termeve kuranore, shumkuptimsësia e islamit përgjithësisht, është tërësi shkencore që duhet të zbërthehen përmes termininologjisë gjuhësore arabe të mirëfillt. Në gjuhën arabe gjenden premisat kryesore për shpjegimin e fes islame. Të nisësh të mësosh fenë islame pa gjuhën arabe, do te thotë të mundohesh ta ngasësh veturën pa rrota dhe pa benzinë në një rrugë plot lloç e pengesa. Mësimin e marrë nga Univerziteti i Medines professor Rexhepi do të fillojë ta mbjell te nxënësit e Medresesë Isa Beu në Kondovë prej vitit 1987.

Në mënyrë sistematike dhe pa ndërpreje, ai do të bëhet rob i nxënëse te tij, për tua mësuar gjuhën arabe, që sa më lehtë të shërbehen me dituritë e të Plotëfuqushmit. Numri më i madhë i nxënësëve të kësaj Medreseje janë falenderues, sepse me mësimin e gjuhës arabe nga profesori Rexhep Jusufi  mësuan ti përdorin çelsat e shumtë të hyrjes në begatit e panumërta të Kuranit Fisnik. Lënda e gjuhës arabe është kyçë në mbarvajten e shumë lëndëve të tjera, ku islami degëzohet si rregullativ dhe besim. As sheriati, as akaidi, as vetë leximi i Kuranit nuk mund të përvetësohet pa njohjen e rregullativës gjuhësore arabe. Për kët shkak professor Rexhepit i është dashur të jetë vigjilent, sepse ai në një far mënyrë është parapregaditës i nxënësëve edhe për kuptimin e lëndëve të tjera mësimore. Suksesi në gjuhën arabe reflektohet edhe sot në të gjitha lëmitë mësimore që zbatohen me planëprogramin e Medesesë Isa Beu.

Gjatë punës së gjatë mësimdhënëse dhe udhëheqjen e klasës si kujdestarë prof. Rexhep Jusufi ka shënuar rezultate të kënaqëshme. Ai njihet për disciplinën e tij dhe për vullnetin që ti rrijë nxënësit pran më orë të tërë vetëm e vetëm që ai të përvetësojë dituritë e nevojshme. Profesor Rexhep Jusufi si pedagog e edukator i mirë ushqeu një dashuri të madhe te nxënësit. Atë me mall e kujtojnë gjenerata e gjenerata, sepse shërbehen ende me dituritë marra prej tij. Sado që ata do të zhvillohen dhe përparojnë në njohjen e gjuhës arabe përmes mësimeve tjera , falenderues do ti jenë profesorit të nderuar. Dituria është një lumë që s’ndalet. Dituria  është e nevojshme për të gjitha gjeneratat, sepse dituria është shkallë për të ecur në ardhmëri. Krijuesi i Gjithfuqishëm ecjen përpara në jetë e ka vendosur të shkojë përmes mësimit që është edhe fjalë e parë e Tij. Nuk është i rastësishëm ajeti  kuranorë  ,, Ju bëmë  popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete-(pjesë e ajetit) ”(sureja El-Huxharat, ajeti 13) Është e sigurt se i Gjithfuqishmi vërtet është edhe i Gjithdijshëm, sepse ka mundësuar që njerëzit të flasin gjuhë të ndryshme, pastajë të mësojnë gjuhën e njëri-tjëtrit dhe të komunikojnë mes veti.

Kjo llojlloshmëri e gjuhëve është begati e të Madhit Zot dhe mirësi e madhe që grupet e njerëzve të mësojnë gjuhën e njëri-tjertit dhe të afrohem mes veti. Sot është trend që anglishtja të mësohet dhe njerëzit të komunikojn  përmes sajë. Ajo është gjuhë e bisnesit ku edhe mashtrimi është pjesë e sajë. Përderisa gjuha Kur`anore është gjuhë, edhe dijes edhe e tregtisë së ndërshme , edhe e afërsisë mes njërëzve, edhe e të gjitha nevojave për të cilat sotë vuan njeriu bashkëkohorë. Nevojat e njeriut në plotëmoni nuk mund të plotësohen përveçse me gjuhën e Krijuesit. Është e afërt dita kur edhe arabishtja ose gjuha Kur`anore do të merr përmasa të zbatimit gjithëbotërore. Pse e them këtë? Sepse bota ditë e përditë po njeh mirësitë Kur`anore dhe ka një shtytje të pashmangshme për ta mësuar atë gjuhë e cila i bën njerëzit e lumtur dhe u’a tregon rrugën e vërtet në jetë. Kjo rrugë për shumë gjenerata është nisur, por shpresojmë me ndihmën e Allahut Fuqiplotë të bëhet gjithpërfshirëse, që njerëzia ta kenë fjalorë udhëtimi në të gjitha drejtimet e jetës.

Sado e përsosur të jetë një gjuhë e një populli, ajo nuk mund t’i ket premisat dhe begatit që i ka gjuha e Kur’anit Madhështorë. Edhe vetë arabishtja e njerëzve në tokat arabe që përdoret në përditshmëri nuk mund të krahasohet me gjuhën e Kur`anit Madhështorë. Gjuha arabe e Kur`anit nuk është vetëm gjuhë e mesazhit për Njëshmërin e vet Zotit. Ajo është burim i të gjitha disciplinave me të cilat njeriu shërbehet në jetë. Për ate roli i professor Rexhep Jusufit në kët institucion është tepër i madhë, sepse ai u’a ka mundësuar nxënësëve rregullat e gjuhës së Kushtetutës Botrore (Kur’anit). Kur’ani është kushtetut mbi njrëzit që nuk ndryshon edhe pse ndryshojnë njerëzit dhe mendimet e tyre. Praktikimi i rregullshmërisë së Zotit, nuk i është lënë në ndorë njëriut për ta ndryshuar apo për ta përsosur! Ajo është vetë përsosshmëri sepse është fjalë Krijuesi dhe ashtu do të mbetet deri sa të ekzistojë edhe njeriu i fundit në fytyrë të tokës. Duke ditur këtë rëndësi profesor Rexhep Jusufi i’u rrek studimit të gjuhës arabe për ta mësuar vetë çelësin e fshetësirave të mahnitshme, që pastaj ato  çelsa t’ua bartë gjeneratave me një pasion te veçant.

Vlen të theksohet se Prof.Rexhep Jusufi është edhe një ndër përpiluesit i teksteve shkollore të Gjuhës arabe për katër vitet, për nevojat e nxënësve të Medresesë sëbashku me prof Mahir Hasanin, si autor dhe koator e këtyre Teksteve.

Në punën e tij në Medrese shohim vetëm rezultate dhe të arritura. Për këtë dëshmojë unë si drejtorë kohëve të fundit, por dëshmojnë edhe kolegët edhe nxënësit të cilit ai i edukoi dhe i mësoi në frymën islame. Nëse përsëri do ta kemi në mesin tonë, do të jemi edhe më të lumtur dhe krenarë, mirpo ai siç ceka në fillim prej vitit 2015 është me meritë në postin e Muftiut të Shkupit dhe vazdon ta kryej detyrën me sukses.

Për të përfunduar, do të themi se profesor Rexhep Jusufi gjith jetën e tij ia përkushtoi  edukimit dhe mësim besimit të nxënësve  në Medresenë Isa Beu në Kondovë dhe një pjesë të xhematit të tij në vendin e lindjes në Nerez. Tani që është në postin e Muftiut dhe ka në dorë një eksperienc të madhe në trajtimin e çështjeve fetare islame, do të themi se presim që ai me njohuritë që ka, me karakterin që ka, do të dijë të ndërtojë një sistem vlerash me të cilat do ta tipizojë vetë institucionin Muftini.  Muftinia e Shkupit numron me qindra xhami dhe aty kultivohet islami për masën e gjërë. Profesor Rexhep Jusufi është meritor si për përgjigjet që do ti parashtrojnë njerëzit lidhur me problet e ndryshme në jetën fetaro islame, por njëkohësisht do të përcjellë   sa është përmirësuar ligjërata nëpër xhami ku në të shumtën e rasteve ligjërojnë nxënësit e tij. Është mrekulli kur një njëri që gjithë jetën u’a ka kushtuar nxënësve dhe dijes, ti vije rradha ta udhëheq institucionin i cili frymon nga hoxhallarë dhe hatiba të dalë prej duarve të tij.

Lusim Allahun Fuqiplotë që për punën e tij të palodhëshme ta shpërblej më të mirat e Tij  në këtë botë dhe botën tjetër të Ahiretit.. Amin Amin velhamdulilahi rabilalemin.

P.s:  Ky tekst i këtij shkrimit tim të përgaditur për figurën dhe kontributin e prof.Rexhep Jusufin për ngritjen edukative arsimore të brezit të ri në Medresenë Isa Beu si edhe të përhapjes së vlerave dhe përmbatjeve të Fesë Islame në xhematin e këtij nënqielli të vendit tonë,  tash më është bërë Merhum dhe jeton në botën e vërtet të Ahiretit, është shkruar pa a disa viteve në simpozijumin e mbajtur gjatë Muajit të bekuar të Ramazanit në Medresenë Isa Beu kushtuar disa personaliteteve të shquar në vendin tone. 

Ibrahim ef. Idrizi
Drejtori i Medresesë Isa Beu

COMMENTS