Nxënësit e Medresesë vizitojnë shoqatën për fëmijë me nevoja të veçanta ,,Dua Ylberin”

Nxënësit e Medresesë vizitojnë shoqatën për fëmijë me nevoja të veçanta ,,Dua Ylberin”

Nxënësit e vitit të III-të Medresesë “Isa Beu” vizituan shoqatën për fëmijë Dua Ylberin Shkup. Ata u shoqëruan nga profesoresha Arta Maqellara si dhe ndoqën shpjegimet e profesoreshës Mevlude Thaçi, bashkëthemeluese e kësaj shoqate, dhe nga Mr.Edlira Destan.
Nxënësit u njohën me problematika që i përkasin zhvillimit të fëmijëve dhe me diagnoza të veçanta. Me rastet që shihnin ata thelluan njohuritë e tyre për Çrregullimin e Spektrit të Autizmit, Sindromën Down, Hiperaktivitetin dhe mungesën e vëmendjes, fëmijë me Implant koklear.
Përmes pyetjeve dhe përgjigjeve nxënësit u njohën edhe me ndikimin e teknologjisë, mjedisit, ushqimit dhe rëndësinë e familjes për një mirërritje sa më të mirë të ardhmërisë-fëmijëve.

COMMENTS