Prind të respektuar , hajdeni të bashkpunojmë për ndërtimin e gjeneratave të reja

Prind të respektuar , hajdeni të bashkpunojmë për ndërtimin e gjeneratave të reja

 

يَا بُنَيَّ أَقِمِ الصَّلَاةَ وَأْمُرْ بِالْمَعْرُوفِ وَانْهَ عَنِ الْمُنْكَرِ وَاصْبِرْ عَلَىٰ مَا أَصَابَكَ ۖ إِنَّ ذَٰلِكَ مِنْ عَزْمِ الْأُمُورِ

‘‘ O djali im, fale namazin, urdhëro për punë të mira, e ndalo nga të këqijat, përballo me durim çdo gjë që të godet, vërtet, këto janë nga çështjet më të preferuara. ’’

Sot me datë 16/09/17 (e shtunë), në objektin e shkollës së vetme fetare në Republikën e Maqedonisë është mbajtur mbledhja e parë me prindërit e nxënësve në të cilën janë diskutuar shumë çështje që kanë të bëjnë me edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja. Mbledhja është mbajtur nën praninë e Drejtorit gjeneral të Medresesë Isa Beu Ibrahim ef. Idrizi si dhe profesorët e lëndes apo ndryshe thënë kujdestarët e klasave.

Kështu që ndër tjerash Drejtori i Medresesë potencoi se ky takim i yni është i një rëndësie të madhe për të aritur suksese në kuptim të edukimit dhe arsimit i cili sot paraqet një proces shumë të ndërlikuar. Për të arritur te suksesi i dëshiruar për ju si prindër dhe për ne si shkollë atëherë, ky takimi jonë do të jetë bashkpunimi më i mirë dhe kontribues për ndërtimin e personalitetit të nxënsit dhe të riut ashtu që të ndertojmë një ardhmëri më të ndritshme për këtë Ummet.

Mbledhja është mbajtur me prindërit e të gjitha viteve ku të cilëve iu është treguar rendi i shkollës dhe qëllimet qe i ka të programuar të i realizoj në të ardhmen. Në fund të gjithëve në emrin e Bashkesisë Islame, stafit të mësimdhënësve dhe të Drejtorisë së Medresesë ua uroj një vit të mbarë shkollor…

 

COMMENTS